Digjet një hotel në Rugovë

Kronikë e zezë

Digjet një hotel në Rugovë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një hotel është djegur sonte në Rugovë.

Në pamjet e siguruara nga media shihet se një hotel është përfshirë nga flakët, teksa akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha për Indeksonline se policia është njoftuar mbi incidentin rreth orës 19:55 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve.

Gashi thotë se akoma nuk është bërë raporti final mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat