​Katër persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit në Bogë të Rugovës

Kronikë e zezë

​Katër persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit në Bogë të Rugovës

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit, e si pasojë katër persona janë lënduar dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Tre prej tyre më pas janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 11:53 minuta, policia është njoftuar se në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit. Si pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze ndaj janë dërguar më pas në QKUK – Prishtinë”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat