Një grua tenton t’i vë zjarrin një shtëpie, flakët e përfshijnë edhe atë

Kronikë e zezë

Një grua tenton t’i vë zjarrin një shtëpie, flakët e përfshijnë edhe atë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kalabria (ish-Emshir) të Prishtinës.

Ku një grua dyshohet se është përfshirë nga flakët.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima për motive ende të panjohura ka tentuar që t’i vë flakën një shtëpie e që më pas zjarri ka kaluar edhe në trupin e saj.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat