Ky është personi që u ther për vdekje me thikë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Ky është personi që u ther për vdekje me thikë në Fushë Kosovë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ndodhi sonte në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person u ther me thikë për vdekje. I riu nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht u dërgua në Emergjencë pa shenja jete.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë është Arsim Hamiti, 41-vjeçar.

Siç mëson media vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa së shpejti trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

Motivet e rastit janë akoma të panjohura, ndërkohë që të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat