Dërgohet pa shenja jete një grua në emergjencë në Shtime

Kronikë e zezë

Dërgohet pa shenja jete një grua në emergjencë në Shtime

Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia njofton se një grua është dërguar pa shenja jete në emergjencë në Shtime.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Hetim i vdekjes/ Rr.Lidhja e Prizrenit, Shtime, 15.05.2023-19:58. Raportohet se është dërguar në emergjence viktima femër kosovare, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat