Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyllit në Suharekë, u sekuestrohen drutë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyllit në Suharekë, u sekuestrohen drutë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 15:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia njofton se ka arritur t’i sigurojë disa fotografi ku personat e dyshuar shihen me traktor duke bartur dru ilegalisht. Dyshohet se këto dru janë prerë në vendin e quajtur “Kodra e Hanës” në bjeshkën e Bukoshit, Suharekë.

“Me datë 13.07.2023 Sektori i Hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar në fshatin Maqitevë, të cilët me urdhër të prokurorit janë intervistuar, është hapur rast ‘Vjedhje e Pyllit’, ndërsa dy te dyshuarit B.A. dhe I. A. me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë arrestimit të personave të dyshuar, hetuesit policorë thuhet se kanë vërejtur një traktor i cili ka pasur një ngarkesë me dru, nga poseduesi i këtyre druve janë kërkuar dokumentet përkatëse të tij, por i dyshuari nuk i posedonte.“Janë njoftuar autoritetet pyjore të KK Suharekë të cilët e kanë bërë konfiskimin e druve. Vlen të ceket se u dyshuari B.A. ka pasur edhe dy urdhëresa aktive nga Gjykata për të cilat është njoftuar ekipi i Sektorit Policor Stacioni Suharekë të cilët janë marrë me rastin”, bëhet e ditur tutje.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyllit dhe sekuestrohen dru

Prizren, 13 Korrik 2023

Sektori i Hetimeve Stacioni Policor në Suharekë në rrugë operative-hetimore ka arritur ti siguroj disa fotografi ku persona te dyshuar me traktor bartin dru ilegalisht, dyshohet se këta dru janë prerë në vendin e quajtur “Kodra e Hanës” në bjeshkën e Bukoshit, Suharekë.

Me datë 13.07.2023 Sektori i Hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar ne fshatin Maqitevë, të cilët me urdhër te prokurorit janë intervistuar, është hapur rast Vjedhje e Pyllit”” , ndërsa dy te dyshuarit B.A. dhe I. A. me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar.

Gjatë arrestimit të personave të dyshuar, hetuesit policor kanë vërejtur një traktor i cila ka pas një ngarkesë me dru, nga poseduesi i këtyre druve janë kërkuar dokumentet përkatëse të por i dyshuari nuk i posedonte, janë njoftuar autoritetet pyjore të KK Suharekë të cilët e kanë bërë konfiskimin e druve.

Vlen të ceket se I dyshuari B.A. ka pas edhe dy urdhëresa aktive nga Gjykata për te cilat është njoftuar ekipi i Sektorit Policor Stacioni Suharekë te cilët janë marr me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat