Policia e Sarandës i ka vënë prangat një personi me rrezikshmëri shoqërore, Ylli Dalanajt, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka kontrolluar makinën e Dalajanjt në lagjen “Nr. 2” të qytetit, pasi informacioneve që kishte marrë rreth këtij personi dhe aty zbuloi një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krëhër me pesë fishekë në brëndësi.
Po ashtu, 28-vjeçarit iu gjet gjatë kontrollit fizik edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike kanabis. Arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Dalanaj tani akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.