Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi me veturën e tij nuk është ndalur dhe me pasqyrë të veturës ka godite një zyrtar policor.
Njësiti policor, më pas ka arritur ta ndalojë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjate arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Në një çantë të cilën e posedonte i dyshuari është gjet dhe konfiskuar një armë me një karikator dhe 15 fishekë.
Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.