Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në “Veternik” të Prishtinës.
Mësohet se të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura, dhe sipas dëshmitarëve përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës të cilët janë duke u marrë me rastin.