Policia e Kosovës njofton se në bjeshkët e Polanës në Istog ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kontrabanduar tetë gjedhe nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Të dyshuarit pasi ka vërejtur njësinë policore kanë ikur, ndërsa gjedhet (lopët) janë konfiskuar. Në konsultim me prokurorin, gjedhet do të dërgohen në karantinën e burgut të Dubravës. Janë informuar edhe AVUK-u dhe Dogana e Kosovës. Rasti është duke u hetuar.