“Banda në malet e Dibrës, të armatosur deri në “dhëmbë”, Policia: Kjo është e vërteta

Kronikë e zezë

“Banda në malet e Dibrës, të armatosur deri në “dhëmbë”, Policia: Kjo është e vërteta

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:01
Dibër

Në lidhje me një video të publikuar dje në rrjetet sociale, madje edhe nga vetë ish- kryeministri Sali Berisha ku të rinj qëllonin me breshëri në ajër në malet e Dibrës, reagoi edhe policia.

Forcat blu bëjnë me dije se 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa 1 po hetohet në gjendje të lirë.

Bëhet me dije se kjo video është realizuar shumë vite më parë, në një zonë malore.

NJOFTIMI I POLICISE

Bazuar në një video të shfaqur në portalin online J..., ku shfaqen disa persona duke qëlluar në ajër me armë zjarri, ju informojmë se:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”, neni 278 i Kodit Penal, dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve: E.R, 32 vjeç, banues në Tiranë, D.H, 29 vjeç, R.S, 31 vjeç, E.V, 32 vjeç, të gjithë banues në Dibër.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi M.V, 33 vjeç, banues në Dibër. Shpallja në kërkim e shtetasve të lartëpërmendur dhe procedimi penal ndaj shtetasit M.V, është bërë pasi në videon e shfaqur në portalin Jeta osh Qef, këto shtetas kanë qëlluar me armë në një mal, akoma i paidentifikuar.

Sipas deklarimeve të shtetasit M.V, kjo video është realizuar në një zone malore para shumë vitesh. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të lartëpërmendur dhe nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Nga Strukturat e Policisë së Dibrës vijon puna për përcaktimin e saktë të vendit dhe kohës se kur ka ndodhur ngjarja, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për ndjekje të mëtejshme.Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton cilindo të denoncojë rastet e pa ligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë profesional dhe të paanshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat