Greqi, sekuestrohet sasi e madhe kanabisi në makinën e drejtuar nga shqiptari

Kronikë e zezë

Greqi, sekuestrohet sasi e madhe kanabisi në makinën e drejtuar nga shqiptari

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 11:18
Ilustrim

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në një automjet që drejtohej nga një shqiptar.

Behet fjale pikëtrisht për 133 kg kanabis sativa, e cila u sekuestrua nga policia greke në Neraida, afër Igumenicës, në një makinë që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Operacioni u nis në bazë të informacioneve mbi një mjet që po lëvizte me drogën në territorin grek dhe gjatë kontrolit, 36-vjeçari shqiptar nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve për të ndaluar. 

Kjo e rriti më shumë dyshimin dhe efektivët u vunë në ndjekje të makinës, në bagazhin e të cilës u gjet edhe sasia e drogës, raporton tch.  Drejtuesi i saj përfundoi në pranga dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Igumenicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat