Një person është arrestuar dje në Gjilan për posedim të narkotikëve.
Sipas raportit policior, personi është arrestuar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 9.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.