39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronikë e zezë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga: Bota sot Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 10:59
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se në territorin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit raportohet të kenë ndodhur 39 aksidente trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 13 aksidente kanë përfunduar me lëndime, ndërkaq 26 tjera vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq njësitet e policisë së trafikut gjithashtu raportohet se kanë shqiptuar 820 tiketa ose dënime për shoferët që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat