Vendos maskë fëmijësh dhe kryen grabitje në lokal të Prishtinës

Kronikë e zezë

Vendos maskë fëmijësh dhe kryen grabitje në lokal të Prishtinës

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 21:43
Ilustrim

Një tjetër grabitje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sontme në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se ngjarja ka ndodhur saktësisht në një lokal në rrugën B të kryeqytetit.

”Jemi informuar se teksa një person po mbyllte lokalin e tij, aty kishte shkuar një person i dyshuar i maskuar (në fytyrë të vendosur kishte nje maskë si lodër e fëmijëve) dhe nën kërcnim të armës ka kryer grabitjen”, është shprehur Hoxha.

Sipas Hoxhës, pas grabitjes sipas viktimës i dyshuari ishte larguar në këmbë në drejtim të rrugës Muharrem Fejza e cila rrugë të shpie deri në Matiqan.

Në këtë rast nuk raportohet se ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe është inicuar rasti qe i dedikohet njësisë së hetimeve per procedura të mëtejme, ndërsa nuk raportohet ende për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat