Aksident i rëndë te Parku i Biznesit në Drenas, një i vdekur - Bota Sot
Aksident i rëndë te Parku i Biznesit në Drenas, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë te Parku i Biznesit në Drenas, një i vdekur

Nga: Arbnore Zhushi Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 09:52
Pamje nga aksidenti

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, i cili në prononcimin për gazetën “Bota sot”, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:40 tek parku i Biznesit në Drenas.

Hoxha ka njoftuar se në aksident ishte përfshirë vetëm një veturë dhe se e njëjta ka shkaktuar vetaksident.

Vdekjen e viktimës, e ka konstuar ekipin mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 7:40 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, tek Parku i Biznesit në Drenas, është shkaktuar një vetaksident me pasoja fatale, me ç’rast një person ka humbur jetën. Vdekjen e ka kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në këtë aksident tragjik, është e përfshirë vetëm një veturë. Njësia për kontroll të autostradave është duke u marr me rastin, është njoftuar edhe prokurori si dhe në vend ngjarje, kanë dalë zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Image
Daut Hoxha

Ai ka bërë apel edhe një herë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të motit me shi.

“Policia apelon edhe një herë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht tani kur kemi të bëjmë edhe me ndryshime të kushteve atmosferike, të reshurave dhe zgvolëzim të dukshmërisë nëpër rrugë. Sepse janë vet drejtuesit e automjeteve ata të cilët, mund të kontribuojnë në reduktimin e aksidenteve, e në veçanti këtyre me fatalitet që po paraqesin një shqetësim të madh”, ka thënë Daut Hoxha për “Bota sot”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat