Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Fshatin Mailshevë të Gjilanit për sulm ndaj personit zyrtar dhe posedim ilegal i narkotikëve.
“Ne baze te urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjilan me është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policor , si dhe iu kanë gjet dhe konfiskuar 2.4 gram Marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.