Shqiptari përplaset për vdekje teksa ndiqej nga policia - Bota Sot
Shqiptari përplaset për vdekje teksa ndiqej nga policia

Kronikë e zezë

Shqiptari përplaset për vdekje teksa ndiqej nga policia

Më: 11 janar 2018 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën dhe tre persona janë plagosur në hyrje të Selanikut, ndërsa policia greke po ndiqte një furgon, që nuk kishte ndaluar për kontroll.

Përndjekja kishte filluar në Polikastro, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

Sipas mediave lokale, në furgonin që drejtohej nga një shtetas grek, ndodheshin tre emigrantë të paligjshëm shqiptarë dhe kjo ishte arsyeja që drejtuesi u përpoq t’i shmangej kontrollit të policisë.

Por policët iu vunë mbrapa duke e ndjekur furgonin për gati një orë.

Në hyrje të Selanikut, në vendin e quajtur mbikalimi i Sindos, furgoni u përmbys dhe si pasojë humbi jetën emigranti shqiptar, emri dhe mosha e të cilit nuk janë bërë të ditur.

Viktima kishte rënë brenda një kanali dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

Drejtuesi i mjetit, shtetas grek dhe dy emigrantët e tjerë u dërguan në spital.

Kohët e fundit policia greke i ka shpeshtuar operacionet kundër emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria.

Janë të përditshme rastet e arrestimit të shtetasve grekë apo shqiptarë që transportojnë me mjetet e tyre qytetarë nga vendi fqinj, që hyjnë në Greqi pa dokumente të rregullta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera