Detaje të reja, Donjeta po shkonte në kurs të gjermanishtës para se të zhdukej - Bota Sot
Detaje të reja, Donjeta po shkonte në kurs të gjermanishtës para se të zhdukej

Kronikë e zezë

Detaje të reja, Donjeta po shkonte në kurs të gjermanishtës para se të zhdukej

Më: 4 mars 2018 Në ora: 09:17
Donjeta Avdijaj

Donjeta Avdijaj nga Peja (18 vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e kësaj jave.

Policia e ka konfirmuar rastin për Insajderin, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar për gjendjen e saj dhe shkaqet e zhdukjes.

Sipas familjarëve, të premten Donjeta ishte nisur për në kursin e gjuhës gjermane në Pejë.

Mësohet se ditën e zhdukjes ajo nuk kishte shkuar në kurs.

Donjeta, sipas familjarëve, kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat