Aksident i rëndë në Milot, plagosen 5 persona - Bota Sot
Aksident i rëndë në Milot, plagosen 5 persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Milot, plagosen 5 persona

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Milot, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në Fushë Milot, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I.T. janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti shkaktoi edhe një trafik të dendur në këtë aks nga Miloti deri në Lezhë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera