Dje, në fshatin Shargë të Vorës, është gjetur i vdekur 57-vjeçari me inicialet Q. Ç, banues në Vorë.
Nga veprimet e kryera të policisë, rezultoi se vdekja ka ardhur si rezultat i vetëhelmimit me fostoksinë.
Policia thotë se materialet procedurale i kaluan per hetime te metejshme Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.