Tentojnë ta grabisin me dhunë/ I riu nga Fieri tregon momentet e tmerrit

Kronikë e zezë

Tentojnë ta grabisin me dhunë/ I riu nga Fieri tregon momentet e tmerrit

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 07:36
Fier

Një i ri në Fier ka treguar momentet e tmerrit që kë përjetuar mbrëmjen e kaluar teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij të marrë me qira.

I riu me inicialet A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, ka kallëzuar në polici se në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, e kanë ndaluar dhe kanë tentuar ta grabisin nën kërcënimin e armëve disa persona. Policia thotë se nuk ka gjetur në vendngjarje asnjë gëzhojë.

“Në datë 01.09.2018, shtetasi A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, kallëzon se rreth orës 04.00, në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, ka qënë duke lëvizur me një mjet tip “Opel” të marrë me qera ku persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin nën kërcënimin e armës. Nga kqyrja e vendngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjes së ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat