Rrëfimi rrëqethës i 26-vjeçares lezhjane: Si më përdhunoi për 12 ditë shoku i ngushtë - Bota Sot
Rrëfimi rrëqethës i 26-vjeçares lezhjane: Si më përdhunoi për 12 ditë shoku i ngushtë

Kronikë e zezë

Rrëfimi rrëqethës i 26-vjeçares lezhjane: Si më përdhunoi për 12 ditë shoku i ngushtë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Miqësia është e shenjtë dhe e shtrenjtë, por jo në të gjitha rastet.

Një vajzë nga Lezha, por prej kohësh banuese në Tiranë, ka rrëfyer dramën e saj, teksa shoku i ngushtë ka abuzuar seksualisht me të.

26-vjeçarja shprehet se ka udhëtuar në Francë bashkë me të fejuarin e saj dhe i ka pritur shoku i ngushtë, i cili më pas ka gjetur rastin dhe ka kryer seks forcërisht me të për 12 ditë.

Rrëfimi i plotë i të resë për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Nuk dua të mallkoj njëri apo të shfryj mllefin që kam brenda.

Jam 26 vjeçe me origjinë nga Lezha, por banuese në Tiranë prej kohësh.

Në moshën 21-vjeçare jam njohur me një djalë të moshës time në rrjetet sociale dhe për gjithë këto vite flisnim thuajse përditë, u bëmë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe duheshim si vëlla e motër.

Takoheshim për kafe shpesh dhe me pak fjalë ishim miq shumë të ngushtë. Ai ishte ëngjëll nga mënyra e të folurit, dinte të respektonte një femër dhe më donte si motër, sic e theksova.

Ai iku në Francë me punë këtë vit dhe meqë i ruajmë kontaktet akoma më tha që do të më ndihmonte, se nuk i harroj miqtë.

Shkoj me të fejuarin (sapo jam fejuar), i prezantoj të fejuarin, na strehoi dhe të fejuarin e ndihmoi të punësohej në një punë sa për t’u ushqyer, me pak lekë.

Zhgënjimi dhe urrejtja erdhi një javë më vonë, kur ai erdhi në shtëpinë që na kishte strehuar dhe abuzoi seksualisht me mua.

5 vite miqësi u hodhën poshtë në 2 javë!

Për 12 ditë rresht ai ka shkuar me mua në shtrat derisa mora të fejuarin dhe u kthyem prapë në Tiranë.

I them personit në fjalë që një ditë Zoti i kthen hakat e kështu do të ta kthejë dhe ty.

Mos i besoni miqësisë o njerëz, sepse askush nuk ju do dhe nuk ju respekton sa familja!”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera