Tentim vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar, i cili për arsye ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër.

I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën sigurim policor. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të AK-47 dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat