I ikën policisë, godet edhe 3 makina të tjera, arrestohet 23 vjeçari

Kronikë e zezë

I ikën policisë, godet edhe 3 makina të tjera, arrestohet 23 vjeçari

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të Rendit Publik për të ndaluar, si dhe kundërshton punonjësit e Policisë në momentin e ndalimit, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin : - Renald Canaj, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas në rrugën e “Kavajës” ka kaluar me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet.

Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat