I gjendet një qesë me tritol, vihet në pranga 22 vjeçari

Kronikë e zezë

I gjendet një qesë me tritol, vihet në pranga 22 vjeçari

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:09
Ilustrim

Policia e Tiranës vuri në pranga një 22 vjeçari pasi i gjenden në oborrin e banesës 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Fatjon Leka, 22 vjeç, banues në “Fushë Arrëz”, Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plastmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat