Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të stadiumit Elbasan Arena përgjatë Bulevardit Kryesor, aty ku raportohet se ka pasur përplasje me grushta e sende të forta.
Nga kjo ngjarje ka mbetur një person i dëmtuari, i cili është dërguar në Kirurgjinë e Elbasanit.
I dëmtuari nga kjo ngjarje është Bledar Coha, 38 vjeç, i cili është plagosur në trup si pasojë e goditjeve.
Për momentin arsyeja e sherrit nuk bëhet ende e ditur.