Gruaja rreh burrin, ai kërkon ndihmën e Policisë - Bota Sot
Gruaja rreh burrin, ai kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Gruaja rreh burrin, ai kërkon ndihmën e Policisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Një 33-vjeçar ka denoncuar në Polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar gruaja e tij. Denoncimi është bërë në policinë e Durrësit.

Burimet zyrtare të Policisë vendore, bëjnë të ditur se, A. N., është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë. Ai pretendon se ndihet i rrezikuar nga gruaja e tij dhe për pasojë ka kërkuar që të lëshohen një urdhër mbrojtje i menjëhershëm, në mënyrë që të mos i afrohet prej një distance të caktuar.

Pas bërjes së kallëzimi, policia nisi hetimet për gruan dhunues dhe dosja ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit nën akuzën e dhunës në familje.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 14. 11. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A. N. vjeç 33, banues në Durrës, sepse bashkëshortja ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera