Para pak çastesh në Prishtinë është plaçkitur një pikë e rrjetit të maketeve Maxi në Prishtinë, nga persona ende të panjohur.
Plaçkitja ka ndodhur në lokalin e ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “’Rrustem Srativci”.
Siç mëson media, hajnat kanë arrit me i marr të gjitha të hollat që gjendeshin në arkë, derisa punëtorët ishin duke punuar.
Sipas pronarëve të lokaleve përreth, Policia ka arrit pas 10 minuta në vendin e ngjarjes.