Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në rrugën “Shefki Kuleta”, në Fushë Kosovë nën dyshimin se të njëjtit në veturën e ankuesit i kanë vjedhur derivatet.
Gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në automjetin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar: një thikë, një maskë, një kaçavidë, një palë dorëza dhe një bateri. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.