E rëndë në Tiranë! Nxënësja hidhet nga kati i tretë i shkollës

Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë! Nxënësja hidhet nga kati i tretë i shkollës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:44
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë.

Një vajzë 18-vjeçare, gjimnaziste, është hedhur nga kati i tretë i shkollës së mesme ku ajo mëson. Sipas policisë, përmes një njoftimi paraprak shpërndarë për mediat, nxënësja me inicialet M.B, aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Policia thotë se po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave se si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë dhe çfarë e ka shtyrë vajzën të ndërmarrë këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat