Kukësi qarku më i varfër në Shqipëri. Shikoni kushtet mjerane ku jetohet në fshatin Gostil

Kukësi

Kukësi qarku më i varfër në Shqipëri. Shikoni kushtet mjerane ku jetohet në fshatin Gostil

Më: 5 janar 2019 Në ora: 09:23
Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve të janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndërsa Instituti Shqiptar i Statistikave e renditi Kukësin si qarkun më të varfër në Shqipëri. Në lagjen Gostil në Veri të Shqipërisë varfërinë e gjen kudo.

Veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër i Europës. Këto janë të dhënat më të fundit të Eurostat. Në këtë rajon, të ardhurat e banorëve janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ndërsa Instituti Shqiptar i Statistikave, vazhdon të rendisë Kukësin si qarkun më të varfër të Shqipërisë. Pas veriut të Shqipërisë, rajoni i dytë më i varfër është Severozapaden i Bullgarisë.

Ndërkohë vendi i tretë është po në Shqipër dhe i përket pjesës jugore të vendit. Aty të ardhurat janë sa 29.52% e mesatares së BE.

Pas jugut të Shqipërisë renditen Mayotte në Francë me 33.27%, dy rajonet e tjerë të Bullgarisë Yuzhen tsentralen me 33.53% dhe Severen  tsentralen me 33.95% të mesatares së BE-së.

Nisur nga këto të dhëna, Shqipëria rezulton shteti më i varfër i Europës me 30% të mesatares së BE. Vendet e rajonit, Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues 37 dhe 35%, ndërsa Mali i Zi, 40%.

Hendeku i madh midis rajoneve të ndryshme të Europës, varet nga një sërë faktorësh, që nga globalizmi, trashëgimia e sistemeve ekonomike, largësia gjeografike, zhvillimet socio-ekonomike dhe disponueshmëria e burimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat