Në Kukës Bashkia ka nisur pastrimin e rrugëve të qytetit, që janë ndotur për shkak të mbetjeve urbane. Përfaqësues të bashkisë thonë se kjo është detyrë e kompanisë që është kontraktuar për të mirëmbajtur këtë aks rrugor.
Mungesa e vendgrumbullimeve të mbetjeve urbane por edhe pakujdesia e banorëve, kanë sjellë ndotjen e segmenti rrugor Kukës-Bicaj, pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi.
Bashkia ka nisur aksionin e pastrimit, ndersa përfaqësues të saj shprehen se kjo është detyrë e kompanisë që është kontraktuar për të mirëmbajtur këtë aks rrugor.
Bujar Muçmata: Janë kompani që marrin miliarda lekë nga taksapaguesit shqiptarë dhe nuk ushtrojnë detyrimet e tyre kontraktuale jo vetëmn gjatë dimrit por edhe gjatë verës.Situata është mjaft e rëndë sa i përket menaxhimit të mbetjeve përgjatë këtyre akseve rrugore dhe Bashkia e Kukësit nuk do ta lejojë këtë situatë por do ti pastrojë vetë.
Ndotja është shqetësuese edhe në qytetin e Kuksit, ku shkak bëhen inertet e hedhura pranë kontenierëve të mbeturinave.
Problem për qytetin përbën edhe mungesa e landfillit