Drita e dashurisë rumune në gjuhën shqipe

Kultura

Drita e dashurisë rumune në gjuhën shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:04
Kopertina e librit

Tema kryesore në vargjet e poetit Ionel Sima është Dashuria. Dashuria me D të madhe. Dashuri engjëllore. Poetët më të mëdhenj në botë i kanë dashur gratë. Gruaja pa një burrë është gjysma e një mbretërie. Së pari, Perëndia krijoi tokën dhe pushoi. Pastaj e krijoi njeriun dhe pushoi. Pastaj krijoi gruan. As njeriu e as Perëndia kurrë nuk kanë pushuar. Por çfarë bënte gruaja? Ajo përpiqej t’i kuptonte që të dy, edhe burrin edhe Perëndinë. Gruaja e poezive të poetit Sima nuk është gjë tjetër veçse një pikë hyjnore në një det të dashurisë. Gruaja është motori i botës. Ëmbëlsi, nënë, fëmijë, dashnore. Pse i duam gratë? Femrat janë në këtë botë të madhe/ Të bukura si kthjelltësia me yje/Gjen kënaqësi të çmendura te secila/ Të ëmbëla, si një kapsallitje e turpit.

Të kujt janë këto vargje? Tuat, të miat dhe të gjithëkujt! Zoti Sima vjen para nesh me imazhe të mprehta, me tekste emblematike dhe me mendime të çiltërta: Në çdo puhi të erës/ Në çdo fletë të shushurimës/ Në çdo vibrim të natës/ Në çdo pëshpëritje të ujit/ Në çdo ulërimë e detit/ Në çdo cicërimë të zogut/ Në çdo moment/ Dëgjoj zërin tënd / Dhe në të gjitha këto/ Unë pëshpëris/ Vetëm një gjë: Të dua!

Siç mund ta shihni, gruaja është një përrallë e përjetshme. Çelësi i jetës është gruaja dhe vetëm ajo jua dhuron atë që dëshironi! Është e rëndësishme të dini se si ta duash atë! Kryeministra dhe presidentë, biznesmenë, monarkë, shtetarë, burrat, djemtë, vajzat, gjyshërit dhe të gjithë ata ekspertë të njohur e të panjohur, kanë admirim të pakufishëm për gratë. Policia, ushtria dhe të gjithë të tjerët, kanë ndarë me fisnikëri gjithëçka që ata dinin në lidhje me gratë dhe dashurinë.

Burrat dhe gratë kanë mbajtur kompaninë e tyre për miliona vjet, por pyetka që ende vazhdon është: çfarë dijnë njerëzit për seksin e bukur? Gruaja është ekuilibri. Ajo është idealja për të cilën njerëzit priren. Gratë e mbrojnë vetëveten duke sulmuar, por ata na sulmojnë përmes një dorëzimi të ëmbël! Ionel Sima është Ovidiu i ditëve tona. Pse? Sepse ai do dhe ëndërron, dhe njeriu që ëndërron nuk mund të jetë i mposhtur. Ky nuk është një libër për emocione të lira. Nuk na jep mashtrime apo fantazi për misteret e trupit të njeriut, nuk posedon falsitet apo dobësi dhe as pallavraxhime për bashkim të përsosur ndërmjet burrave dhe grave. Ky është një libër i shkëlqyer për bibliotekën e sentimenteve.

Burime biobibliografike

Poeti rumun Ionel Sima u lind më 28 Dhjetor 1958, në fshatin Suçiu de Sus, rrethi i Maramureshit. Vëllime të autorit: Shtigje nëpër yje (vargje, Editura Armonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2013, me një parathënie nga Vasile Bele; Pema e dashurisë (vargje, Editura Amonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2017, me një parathënie nga Gheorghe A. Stroia; Fragmente nga shpirti (vargje), Shtëpia Botuese Armonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2018, me një parathënie nga Vasile Bele; Vesa e luleve të pranverës, Shtëpia Botuese Armonii Culturale, Adjud-Vrancea, 2019; Drita e mendimeve (vargje, koautor, Amanda Edit, Bukuresht 2019; Legjenda nga Atdheu i Lëpushit, 2019; Drita e bekuar e Dashurisë, vëllim bilinmgv në gjuhën rumune dhe shqipe, Bukuresht 2019. Boton në revistat Shqiptari, Fletorja e Klubit Letrar, Kalendari i Maramureshit, Harmoni Kulturore; Kontraste Kulturore, Nga Vatra e Fshatit, Mulliri i Geos, Burime Kodrene, Konstelacione diamantine. Botime në vëllime të panumërta kolektive ndërmjet viteve 2015-2019.

NATË

Jam vetëm si ti Natë,

rri fshehur mes mendimeve

si ti nddërmjet yjeve.

Të gjithë u larguan prej meje

si luciferët pranë teje.

Njëri iu ngjit ditës së djeshme

kurse tjetri të së nesërmes.

Yjet vezullojnë një nga një

dhe vdesin kur i shikon ato.

Edhe mendimet e mia vdesin

një për një dhe ditë e natë,

jetoj vetëm dhe vdes ngadalë, ngadalë

i vrarë nga ëndrrat dhe pëshpëritjet.

Jeta ime është një tabelë shahu

mbi të cilën enden disa pjesë të vogla:

mbretëresha është hëna që ma jep si dhuratë

dhe ditët janë plot me njerëz të çmendur,

kurse unë pion i vetëm rebel që eci më kot.

(O8, 02. 2014)

MË PRIT

Prit-më

mos u largo

jam i humbur në botën time

dhe nuk mund ta gjejë rrugën

drejt zemrës sate

të ta them atë që doja

çka dua, çka do të doja.

Prit-më

mos u largo

jam i humbur në botën tënde

dhe nuk mund ta shoh më dritën

nga sytë e tu

për të t’i numëruar lotët

çfarë ishin, çfarë janë dhe nuk do të jenë.

Prit-më

qëndro, mos shkon

jam i humbur në botën tonë

dhe nuk mund të kthehem prap

zemra ime nuk më lë

dhe unë dua që të jetë poashtu

çfarë ishte, çfarë është, çfarë do të jetë.

(09. 12. 2013)

DRITA

U errësua qielli i natës

me re të bardha

dhe filloi të binte shi

me spërkatje drite,

në fillim të kuqërremtë,

pastaj të artë,pastak të papërlyer.

Binin ngadalë në valë

dhe bëheshin qilim

në mijëra ngjyra

të luleve, të zemrave, t’rrënqethjeve.

Faqet e mia janë të lagura

nga vesa e mëngjesit

unë eci në rrugicë

nëpër kopshtin e jetës

dhe zemra më rrah fuqimisht

se ngadalë, ngadalë duket drita.

(08. 03. 2014)

NUK KAM ASGJË

Nuk kam asgjë

Në këtë botë

Më goditi kaq keq kamxhiku

E din vetëm Zoti i mirë.

Çfarë kam unë në zemrën time

Kam vetëm

lot dhe dhimbje.

Nuk kam në shpirt

Asnjë pasuri.

Kam vetëm

Shumë lot të nxehtë.

Sytë më janë errësuar

Nga brengat.

Unë nuk kam asgjë

Dhe nuk dua të kem

Kam punuar një jetë të tërë

dhe kam punuar më kot.

(08. 03. 2014)

TEKSAS

Thellësitë janë të përziera

me sipërfaqe.

Ndjenjat përzihen

me jetë.

Historitë përzihen

me vitet.

Ditët janë të përziera

me paratë.

Dritat e larta përzihen

me dritat e poshtme.

Ata që janë përzier

me atë që ata ishin.

Zhurma është përzier

me qetësinë.

Kushdo që do përzihet

me atë që nuk e dëshiron.

Gjithçka përzihet me gjithëçka

Dhe çfarë mund të jetë

me atë që nuk mund të jetë.

(30 nëntor 2013)

FRIKË

Kur fle

Kam frikë të zgjohem.

Kur zgjohem

Kam frikë se

Nuk po të shoh.

Kur largohem

Kam frikë se

Nuk të takoj.

Kur punoj

Kam frikë se

Nuk do të arrij.

Kur ulem

Kam frikë se

Nuk do të pushoj.

Kur të takoj

Kam frikë

Se nuk do arrij

Të të dua mjaftueshëm.

Për atë unë ulem

Dhe mendoj

E gjithë kjo

Deri kurrë?

(12.11.2012)

PËRGJIGJE

Nëse do flesh

Me mua në mendime

Do të zgjohesh.

Nëse do zgjohesh

Do më shikosh.

Nëse do shkosh

Të më takosh.

Nëse do punosh

Do të arrish.

Nëse do të rrish

Do të pushosh.

Nëse do takohemi

Ne do kemi fat

Të duhemi mjaftueshëm.

Për atë të them

Mos mendo

Për të gjitha këto,

Ti tani

Eja të takohemi.

Gjatë rrugës do t’i dish

Të gjithë këto

Që do të jenë

Dhe deri kurrë?

(11/12/2012)

KAM MALL PËR MUA

Zemra ime është si një det

I përshkuar nga valët

Që çahen nga bregu

Të shtyrë nga stuhia.

Mendimet m’shpërndahen

Si gjethet në pyll

Të nxitura nga era.

Shpirti im po rrëzohet

Porsi flokët tu

Më betejën e erës.

Sytë më janë tharë

Porsi dy ujëra

Nën vapën e diellit.

Nata më duket e stërzezë

Dhe pa yje.

Ditët m’janë të çuditshme

Dhe çastet që kanë kaluar

Nëpërmjet nesh.

M’ka marrë malli për mua!

Ndjenjat e mia janë plot

Me ty.

(12.12.2012)

METAMORFOZË

Mendo përmes mendimit tim

Për të parë atë që unë mendoj.

Ndjej me zemrën tënde

Përmes zemrës sime

Dhe shikon se çfarë

Do të gjesh atje.

Përkëdhele mallin tim

Me përmallimin tënd

Dhe e lumtur të jesh

Që të jem dhe unë.

Kape me dorën tënde

Dorën time e ledhatoji

Flokët tu si të mitë

Ta ndjej dhe unë.

Shiko me sytë tu

Në botën time

Dhe do ta shikosh

Se çfarë shoh unë,

Mallin tim dhe mallin tend

Duke u mbajtur për dore,

Duke ecur gjatë shtigjeve

Nën qartësinë e hënës

Nga viti në vit

Nga muaji në muaj

Nga dita në ditë

Dhe gjithçka që duam në botë

Do të përmbushet.

(13.12.2012)

SHPRESA

Pres që era të fryjë

Nëpër gjethishte

Me shpresën se

Do të ndjesh flokët

Mbi shpatullat e mia.

Pres të lëvizin gjinkallat

Nëpër fijet e kullosave

Me shpresën se

Do të ta dëgjojnë zërin.

Pres të lëvizin peshqit

Përmes ujit

Me shpresën se

Do të t’i ndjejnë lotët.

Pres hapat e sorkadhes

Midis pemëve

Me shpresën se

Do të t’i dëgjojnë hapat.

Pres që zogjtë të fluturojnë

Midis degëve

Me shpresën se

Zemra jote do fluturojë

Në drejtimin tim.

(16.12.2012)


TINGUJ

Në çdo fllad ere

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo fëshfërimë gjethesh

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo fërfëritje të natës

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo shushuritje të ujit

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo ulërimë të detit

Dëgjoj zërin tënd.

Në çdo trill të shpendëve

Dëgjoj zërin tënd.

Dhe të gjitha këto

Ma pëshpërisin

Një gjë të vetme:

Të dua!

(19.12.2012)

PAMJE

 

Në çdo lindje të hënës

Ta shoh fytyrën.

Në çdo vezullimë ylli

Ta shoh fytyrën.

Në çdo kokër vese

Ta shoh fytyrën.

Në çdo pikë shiu

Ta shoh fytyrën.

Në çdo shkëlqim uji

Ta shoh fytyrën.

Në çdo lot përmallimi

Ta shoh fytyrën.

Në çdo hije reje

Ta shoh fytyrën.

Dhe të gjitha këto pamje

Të thonë

Ditë pas dite

Natë pas nate

Se të dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat