Dritë me fëmijë do t'ketë n'çdo planet!

Kultura

Dritë me fëmijë do t'ketë n'çdo planet!

Nga: Sami Arifi Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:27
Sami Arifi

Fëmijët i gjenë gjithmonë n'pafajësinë,

aty gjenë gëzimin dhe t'ardhmën për njerëzinë!

Me fëmijë çelin lule t'plota,

madhështi n'të ardhmën me ta ka Bota!...

Po u edukuan fëmijët n'mirësi,

me ta jeta gjithmonë gjenë gjallëri!

Pranverat me lule gjithnjë kanë zbukurim,

ardhëmëria njerëzisë te fëmijët gjenë shpëtim!

Shpëtimi nga t'kqijtë që rrethojnë,

drejtësi e paq me bukuri zotërojnë!...

Mrekullia e Botës jeni nip Leart,

fëmijët n'zemra t'gjyshërve janë me gëzim t'zjarrt!

Ata t'rritën n'shkëlqësinë e vet,

dritë me fëmijë do t'ketë n'çdo Planet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat