Populli im i luftëtar

Kultura

Populli im i luftëtar

Nga: Agim Desku Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:10
Agim Desku

As me sulltana e më pak me mjerana

Populli im nuk u lodhe kurrë

Për atë dashni që barabar me atdhe

E pate n'mendje e n'zemër tënde

 

Luftëtar prej që shkruante në bibel

Edhe para lindjes se Gjergjit

Jetonim si qytetarë të parë të tokës e Durrahut

 

Populli im i mirë në dëshirat tua mbete peng i besës

I harrove betejat dymijë vjeçare që kurrë nuk të çmenden

 

Asnjëherë nuk ndërrove fe as emër për cilindo atdhe

Për Shqipërinë e Pashko Vasës jetove deri tani

 

Çfarë po ndodhë me ty populli im i mirë

A kanë luftëtarët faj që vdiçen njeri pas tjetri për këtë dhe

 

Cili popull në botë do të jetonte më shumë nëpër gjithë këto beteja

Sa jetove ti populli im i mirë e krenar për fuqinë e perëndive

 

Edhe në ëndërra e gjithë bota do të kishte çmenduri ferri

Nëse fatet tua do ta përcjellnin edhe secilin hyjni

 

Të qofsha fal populli im luftëtar

Krenaria e tokës se shqipeve që nga Adami

Pirro deri të kreshnikët e Prekazit

 

Ah sa e lumtur është toka dardane pë kolosët e saj

Lumë ke e ka brenda

Do të thoshte këngëtari popullor

Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin

Me shtatë zemra

 

LAMTUMIRË LUFTËTAR

 

Nga betejat qëndruan burrërisht

Histori e dhembëshme

Nëse ikun pa lamtumirën e atdheut

 

Çdo ditë ikun nga jeta

Po aq edhe sa vetë liria

 

Nuk me shlyhet zëri i tyre

O zënia pritën dhe kalle armikun

 

Çfarë po ndodhë me luftëtarët e atdheut

 

Përse ikun pa lamtumirën e lirisë

Ah,nuk e them vetëm unë

Edhe sa vite na duhet t'i vëjmë gurët e kufijve tonë

 

Ne këtu ishim pa kufi

Pa dhembje e pa plagë për njeri-tjetrin

 

Në befasi u zumë peng t'bukës sonë

Nuk kishim armiq as dëmonë

Kurrë s'kemi dëgju për perandorë

 

Historinë tonë na e shkruan të tjerët

Nuk na falën mëkatet dje as sot

Nëse me shpirt luftëtari nuk e rikthejmë emrin tonë

 

Të mos i mbetëmi serish peng pesë shekujve të ferrit

Ose të jetojmë në dritën e luftëtarve

Ose na mbuloftë gjumi i ferrit

 

Në dorën tënde është të zgjedhësh fisi im i mirë.

 

NˊYLL DAVIDI MˊRRITI NËNA MUA

 

-Këtë poezi ia dedikoj vajzës sime Arlindës në ditëlindjen e saj të 35 -të

 

Nˊgjuhë tˊzanave mˊkëndoj nëna

Vetëm kjo heroinë e dinte se kush jam

Nga vie dhe për ku jam nisur

 

Cila tokë i takonte Prometheut të saj

E pyeta Evën dashurinë e parë

 

Në mijëra kujtime të fëmijërisë

Jetonim unë ,nëna me Yllin e Davidit

Ngrohëshim më fjalët e bukura

Për lirinë dhe për pak dritë dielli

 

Ah,ç'u zura peng për sytë e bukur të Evës

Më besoni as me murët e Rozafatit nuk i ndërrova

Aty ku e krijuam emrin tim pellazg Agim

Bashkë me Yllin e Davidit luftëtarin e rritës sime

 

Shekujt i lamë të çmendën

Para ose pas perandorëve të tyre

Jetën e shejtë tani ma krijuan zanat

Tokën time e pyes kur ia shijoj aromën e lirisë

 

Kujtimet për të bukurën përqafoheni nga dielli

Unë çdo ditë flas me tokën e detin

Tˊi rikthej kujtimet e se kaluares

I ngriti në mbretëri të shejtëve

 

Besoni edhe ju si unë Yllit t'Davidit

Ai më rrinte pranë djepit tim

Fëmijërinë e jetës sime e gëzonim bashkë

Derisa erdha n'kohën e burrërisë se Preometheut

 

Më mirë pyetni gjyshët e kësaj toke

Zanat e malit i kemi dëshmitar të rritës sonë

Më cilat dashni tˊshejta

Ngjajnë sytë e bukur t' fisi t'im

 

SHEKULLI I HARRUAR

 

Nëse të vdiset një ditë

Vdisë më buzëqeshje ndër buzë

Që fytyra të buzëqesh vet mbi mortin tënd të zi.

 

Sa herë më dehe

Sa herë theva gotën për ty

Nga plagët që mora

Në dyluftimin me vetëvetën

Asnjëherë gjë në këmbim nuk mora .

 

Dikur i besoja më shumë fjalës tënde?

Si jetës time.

 

Kam jetue një jetë i rrethuar me miqë

Kisha pranë udhën e yjeve që më ndriqonin rrugën

Më jepnin shpresë se një ditë do të rilind përsëri.

 

Sa herë ndjeja mall për ty

Çfardo që krijoja kishte emrin tënd të shenjtë

Atdhe.

 

Po, përse nuk e then heshtjen o fjalë e pathënë.

 

Me helmove edhe gotën që u deha.

Më zbehe fytyrën e qeshur.

E mallin më shtove sa herë gjëma ime ushtonte ndërë male.

 

Sa herë i krisur mbeta bulevardeve sheshazi duke shetitur

Në çdo stinë.

Të një shekulli të harruar për jetë dhe vdekje.

Atë kohë të kota ishin përpjekjet për të zbardhur fatin e zi.

 

VARG I RINGJALLUR

 

Si t̒i takoj edhe njëherë fjalët

Për lulet

Të rri mbrëmjeve të vetmuara

Kur s̒kam varg

As hënë.

 

Sonte dua vetëm pak aromë lulesh

Të jem prap trëndafil i kopshtit tënd

Ylber i shumëngjyrësh

Si ëndërr të fluturoj

Bashkë me këngët e mia

Si këngë ëngjëlli.

 

Jo,jo nuk dua të shndërrohem

Në asnjë lule parajse

Pa vargun tënd si e vetmja aromë

Lulesh e fjalë zemre

Që më ringjallë jetën.

 

Po,dua të bëhem sy ferri

Të mbetëm vetëm varg

Dante Aligeri

I dehuri i Piramidës

I fjalës së dhënë,Po

Dhe do shndërrohem në gotë poeti.

 

Se sonte dua të luftoj

Me fjalët e hidhura

Të kësaj bote të krisur

Siq jam edhe unë i krisur

Për bukurinë tënde prej engjëlli.

 

Eh,mbretëreshë,mbretëreshë

E fatit tim prej vargu

Ku je,

Në cilin varg ti mbete

E unë në cilin varg u bëra rob

I fjalës tënde.

 

Duke kërkuar fjalët shumëngjyrëshe

ylberi

Ma thuaj

Vargun që më ringjallë uratën

E lutjeve të shpirtit.

 

Eh,që njëqind vite u shndërrova

në Piramidë vargu

Të të shoh në të vetmën

Pasqyrë shpirti

Si pikturë zemre.

 

ME PLISIN ECIN SHQIPET

 

Deri në frymën e fundit të jetës

Ecni shqipe me plisin mbi sy

Ballin ngritne deri në Ozon

Mbi fytyrën time pa tradhti.

 

Këtë plis sa herë ma shihni në kokë

Më besoni vetëm atëherë flas me shqipet

Betejat për jetë a vdekje e di ku i kam

Nuk kam frikë më nga asnjë demon.

 

Perandorët ma vranë e ma shanë plisin

Kurrë nuk e pranova të jem një palaço për fisin

Eca Purgatorit dhe përjetova mbi pesë shekuj ferri

Me jetën të peshova aq sa për ty vdekjen e përjetova.

 

Nëse besoni në plisin tim që vetëm shqipet e mbajnë

Sa hije u ka luftëtarëve kur nisën betejave të lirisë

Ikin pa u gdhirë në kujtim të shpatës se Gjergjit

Me mallin dhe lotin për të bukurën e detit dhe tokës.

 

Por këtë plis është mëkat ta bartin kokat që nuk e vrasin tradhtinë

Ato fytyra që jetën e jetojnë në njëmijë mënyra bastardiane

Dhe të puthi o plis nëse nuk të shoh kurrë të asnjë pis

Më mirë bëhu një lis ku të qajmë pse nuk të mbajmë orë e çast.

 

Tani dhe çdo ditë nuk di ku të mbajë më mirë se në emër

Mbështjellur me flamurin kuq e zi sa mirë më rrini në zemër

Shqipërinë nuk e mendoj ma pa plisin e Fishtës dhe gjuhën e Naimit

Në kullat tona secila natë është Nata e zjarrëve e plisit të bac Ademit.

 

GJUHA E GJARPËRINJVE

(Plisit që mbijetoi ferrin e demonëve)

 

Njëqind herë në ditë bëjnë lutje për vdekjen e atdheut

Në dhemb krokodilësh më mbajnë si në shpatën e Satanit

Ende nuk e di përse buzëqeshin si lakuriqët e natës

Nepër oda burrash mendojnë se askush nuk i njeh këta ,, Promethe’’.

 

A ka farë më të keqe se ky lloj i njerëzimit të ndyrë

Kur mikun e pret në besë dhe fjalët ia vranë sikur të ishte djall

Dhe kokat e shumëta ecin pas tyre si delet pas ugiçit prijëstar

Kjo e keqe i ka kthye njerëzit në gjarpërinj helmues e përfitues.

 

Çfarë është me e zeza nga të zezat e mjera të botës.

 

Njeri nga ne duhet të vdes përpara se plisi im të shëmtohet

Nga ca koka të çelbura që pasardhësit e tyre nuk do lindin më njeri

Vendin e tyre e zënë Anakonda e llojët e fisit të tij gjarpërinj

Të përulëm plisi im me ty në zjarr nëse e mbaj emrin shqiptar.

 

MBI LOTIN TËND E SHKRUAJ VARGUN TIM

 

Mbi lotin tënd lexova emrin tim

Fjalë e tretur, e shkruar vargut të poetit

Vetëm kujtimi yt mbetet tek emri Tanagra.

 

Sa herë u bëra kërkimi yt

Kur shekujt i luftoja

Eh ,sa herë edhe u talla me vet djallët

Me fytyra gjithfarë demonesh.

 

Sonte u skuqa në kockë ëndrre

Baltë hëngra për ta rujtur fjalën shqipe.

Mbi fatin tim të shndërruar

Në engjëjt e fisit tim pellazg.

 

Të shkruar në djep e varre

Të rujtur si margaritar emrit të falur

Nga zotnat e nga pellazgët.

 

Si Agimi i lirisë.

 

Sonte për pak e takova lotin tënd

Rrugëve të Athinës shqip

Ku ma qajti fjalën mikja ime

Prej ylli të dhënë nga zotnat.

 

Eh,uratë u bëra vet unë biri i Tanagres

Shekujt i numërova me dheun e kësaj toke

Mbi dritën e gjakut tim sikur të isha vetëm përrallë

Fatin s̒do ta nënshkruaj kurrë pa ty Tanagra.

 

Vetëm me ty jam dheu i kësaj toke

Si flori më engjëjt të shkruar vargjeve

Pasqyrë e kësaj bukurie përrallore.

 

Vetëm emrin Hyri e mban

Më e bukura prej më të bukurave.

Det o valë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat