Oh, Mirditë!

Kultura

Oh, Mirditë!

Nga: Gjon Marku Më: 5 gusht 2019 Në ora: 23:19
Gjon Marku

Në zemër të Shqipërisë së Veriut gjendet njëra ndër trevat me të spikatura të truallit shqiptar, Mirdita. Në këto troje të moçme mbruhen dhe ruhen më së miri gjuha, zakonet, traditat vyrtytet e vjen ashtu i paprekur identiteti i pastër shqiptar deri në ditët tona si një testament dhe amanet i brezave që ndër shekuj kaluan rrëbeshe e drama të mëdha. E kwto cilësi dhe vyrtyte udhëtuan deri në ditët tona si gurrat e kristalta që burojnë bjeshkëve dhe luginave tona. Hordhi të shumta turke e slave u sulën këtyre anëve, po këmba s’u zuri dhe në këto toje. Ata s’mundën as ta pushtonin e as ta asimilonin apo tjetërsonin në doke, në tradita, në kulturë dhe etnokulturë që rrezatoj në mbarë trojet arbënore.  

Mirdita është diçka më shumë se një vlerë, më shumë se histori reale, më shumë se një e vërtetë për shumëçka, është një mburrje, një krenari jo vetëm për atë pjesë të kombit tonë në atë pjesë të truallit të lashtë ilirik. Mirdita është një pasuri e veçantë e historisë kombëtare. Në Mirditë ose rreth saj aty afër, pa tjetër me një lidhje të fortë farefisnore, do të kenë lindur figurat më të shquara të kombit. Po fillojmë me Zotin e shqiptarëve, Gjergj Kastriotin, apo Nënë Terezën, këto dhurata e prodhime hyjnore të rracës njerëzore. E në radhë vijnë figura të tjera të një rangu të lartë.

E s’kishte si të ndodhte ndryshe, e s’ka si të jetë ndryshe, përderisa ndër këto male e në këtë truall kishn pasur rrënjët e tyre familjet emërmëdha e princërore asnjëherë të nënshtruara e gjunjëzuara. Arbërit, prej nga i dhanë emër e famë gjithë Shqipëris, e mbushën me lavdi gadishullin e hershëm Ilirik. Fama e nami i tyre gjendej në gjithë Europën. Pasardhësit e Arbërve, Kastriotët, Dukagjinët e Blinishtet me princat e famshem të tyre që u bënë “Kontë” e “Duke” prej perëndimit, zmërluanët që ndalën hordhi osmane, e që perandoritë e dinastitë më të permendura të Europes i vëne dhe i ngrenw në piedestalin më të nderuar dhe më të vlerësuar, jan prej Mirdite.

Kur mbi popullin tonë ra nata më e errët dhe më e zezë e historisë së tij, pushtimi osman, në Mirditë mirditasit e Mirdita nuk heshtin. Ata krijuan institucionet e tyre vetëqeverisëse. Gazullorët e priftëtrinjtë rendin kancelarive të Europës që ajo të mos ishte e shurdhër, memece ndaj dramave të mëdha. Armiqtë lëshoheshin me taborre ta pushtonin, ta tjetërsonin, ta shkombëtarizonin, t’ia ndërronin fenë dhe traditat por maleve të Mirditës mblidheshin kuvende burrash e hartoheshin plane lufte, e s’po mund ta gjinjazonin. Kodet e tyre të jeteses e mbijetes, që s’mund t’i gjeje kund tjetër në gjithë botën, i therrisnin për kuvend mirditait e kuvendet vendosnin për luftë, për komb për fe e atdhe. Kishave ndwr male, këtyre çerdheve të kulturës dhe të dijes hartoheshin alfabete e hapeshin shkolla që të mos zhbëhej e të mos zhbihej ajo kulturë e lashtë, e papërsëritshme, pastërtisht shqiptare. Fëmijët i pagëzonin shqip “Për emër të atit e të birit e të shpirtit shenjt”.   

 Jo rastësisht, në portën e Kishës së vjetër të Ndërfanës (Gëziq) gjejmë të gdhendur në gur mermeri dhe të dokumentuar për herë të parë në historinë e Shqipërisë fjalën “KOMB”.   

Bijë të saj, që nga Mirdita kishin ndërruar vendbanimet, duke u shpërngulur, në pjesë të ndryshme të tokës shqiptare, sidomos në Shkodër, në kryetempullin e lashtë, apo diku tjetër, e prej andej i bënin thirrje shqiptarizmës se “feja e shqiptarit është shqiptaria” bash atëherë kur po kërkonin t’ia tejetërsonin fenw dhe atdhen. E kjo fe ishte e lashtë e hershme, afro 2000-vjeçare.  Ishte europjane në zëmër të së cilës gjendej vetë Gadishulli Ilirik, porta ku nisnin drama të mëdha, sidomos për Shqiptarët. Shqipëria u bë mbrojtësja më e denjë e kulturës së Europës, dhe asnjëherë ky komb e ky vend s’ia pati me hile, edhe kur ajo e pa me syrin e njerkës.

Europa i kishe pagëzuar “Princa” Bibë Dodën e Prengë Bibë Dodën. Stambolli s’kishte nga të shkonte e u kishte dhënë titullin “Pasha” (pra të drejtën për të drejtuar 10 000 forca) sepse Bibë Doda dhe mirditasit kishin qenë përcaktues të fateve të luftës  së Krimesë  e Papa do t’i jepte urdherin e Shën Gregorit.

Sa herë Shqipëria është gjetur në zgrip, apo sa herë janë vënë gurë themeli të pashkulshëm, gurë të rendë e të fortë identiteti, gjithnjë e gjithhërë ka qenë aty edhe Mirdita e mirditasit me fjalwn e vet të mençur e beswn e dhënë. Kështu ndodh dhe në Lidhjen Shiptare e Prizrenit, ku hidheshin themele të mëvetësisë. Apo Kongresin e Manastirit paraprijësit më të denjë të Shpalljes së Pavarsisë dhe shkëputjes me dije, kurajo, vetëdidje e ndërgjegje kombëtare prej ndikimit osman, me të cilin se lidhte asgjë popullin tone, edhe pse turkoshakë të sotëm s’heshtin së sulmuari Mirditën, mirditasit, apo mundohen të gjejnë ndonjë lidhje me kulturën e tyre.

Ne kurrë s’kemi nënvleftësuar, mohuar dhe përbaltur kulturën e popujve të tjerë. Përkundrazi i vlersojmë dhe respektojmë ato. Bota e qytetruar krenohet me kulturen e hershme e te lashte Sumero-Babilonase dhe Epin e Gilgameshit, si vepër e parë e letërsisë botërore e realizuar me shkrimin kuineiform. Gjithashtu dhe ne shqiptarët, por qw ne s’kemi asnjë lidhje, asnjë përngjashim dhe të parbashëkt me to ashtu si nuk kemi dhe s’mund të kemi as me kulturen kinezo-tibetjane apo indjano- kinezo- budiste. Por ama të gjithë jemi pjesë përbërëse e kultures botërore.

E Mirdita vijonte të ishte këtu, në zemër të Shqipërisë së Veriut, bash si një vigane dhe pse dramat dhe pabesitë të mëdha si munguan asnjëherë, por ato e bënin më të fortë e më të lavdishme.  Ajo nuk thyhej, nuk gjunjëzohej, nuk binte veç bwhej shembull frymzimi dhe mbrojtëse edhe e trevave përreth. Sa here turreshin drejt Malësis së Madhe a Kosovës t’i kafshonin, mirditasit ngjeshnin armët bash si të ishin dragoj e në krah të tyre gjendeshin.

Mirdita është këtu edhe sot; me hallet e saj të shumta, me qeveri që e lënë në harrresë, e turren ta coptojnë apo luajn me të duke i vënë në krye drejtues pushtetesh që nuk ia njohin as vlerat, as madhështinë e saj ndër shekuj, sojsesë pushtetarë që turren ta rjepin e që nuk pyesin asnjëher për kulturën dhe traditën e saj. Përkundrazi nëpër institucionet që duhet të ruanin e të ruajnë këtë kulturë e traditat, e zakonet gjenden pikërisht injorantë e shkatërrrues të saj, pa pikën e informacionit për kulturën dhe dijen mjaft që janë militantë partie.

Edhe pse sot mes halleve të mëdha, pa Mirditën, gjithçka shqiptare, kombëtare, do të ishte e mangët, me më pak vlerë. Mirdita është si një unazë e artë kurorëzimi, që në jetë dhe pas saj, e tillë mbetet dhe kujtohet nga brezat.

Ndërkohë që  hidhja këto rreshta për Mirditën, në mend më erdhën ca fjalë të Lasgushit  të madh, po dhe nëse s’janë të tijat ç’rëndësi ka; ato janë proverbiale e të qënësishme gjithnjë e gjithërë të mirëthëna, që duket se më së shumti i shkojnë Mirditës, që s’mbahet mend qysh kur, (së paku që nga koha e Bibë Dodës dhe Prengë Bibë Dodës) s’mundën të ia gjenin një drejtues  për t’u mbajtur mend; por veç bishta të vlerave të saj që ia katapultojnë dhe imponojnë herë pas here.

E thonë Lasgushi pat thënë:

-Pushtetarë (sekretarët ) vijnë e venë,

Të tjerë shqiptarë bëjnë atëdhenë.

Zot, ndergjegjësoi sadopak pushtetarët tanë sa të mos shkatërrojnë (siç në fakt po ndodh) atë që brezat ndërtuan dhe kultivuan.

Oh,  Mirditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat