Selimi i burgosur tregon - Bota Sot
Selimi i burgosur tregon

Kultura

Selimi i burgosur tregon

Nga: Gjon Marku Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:11
Foto

Piku i vapës përvëlonte. Shtëpitë përtrojëse të fshatit dukeshin tek-tuk si yjet e ndonjë nate të vranët, ngulur në shtatin e pjerrët të malit, matanë lumit. Shtegu drejt bjeshkëve çante mespërmes një pishnaje e cila disi ulte peshën e rrezeve përvëluese të diellit. Gjinkallat zhuzhisnin në kor këngën e tyre të përhershme, e cila sikur ma shtonte vapën. Bula të mëdha djerëse duket se shtonin etjen dhe lodhjen.

-Isha shtrirë në barin e njomë të livadhit, plot me lule kishte nisur të tregonte Selimi,  dhe vështroja në kupën e qiellit që thellë dukej i mbushur me një blu të pastër pa asnjë njollë. Qingjat rendnin dhe lodronin me njëri-tjetrin livadhit dhe blegërinin hijshëm. Ajri i pastër i pranverës ma mbushte gjoksin e më dukej sikur nuk ngopesha me atë hijeshi pranvere. Një shqiponjë u ngulit në kupën blu, pastaj u lëshua si shigjetë për diku prapa malit për të humbur nga sytë e mi. Brendfa vetes  pata një zili të brendshme dhe do të doja të isha atje në vendin e atij zogu që ishte mbreti i qiellit. Diku thellë vura re një tjetër pikë që kontrollonte qiellin. Pastaj një klithëm, edhe një tjetër, disa rrotullime në qiell dhe mori udhën teposhtë drejt prapamalit ku vetëm pak çaste më parë një tjetër shqiponjë kishte rendur duke humbur prej syve të mi. U shtriva ngadalë, dhe diku në çantën e bukës, mora fyellin dhe nisi një melodi ashtu shtrirë me shpatulla përtokë me vështrimin thellë në qiell. Ajo melodi fyelli i ngjante këngës së një zogë mashkull kur ndjell laureshën, një melodi me një ritëm plot jetë.

Diku, prapa atij mali, gjendej një krua ku gurgullon uji i kulluar si lot vashe e ku mblidheshin gjithnjë vajzate bukura e shtatholla. Ato sikur rrinin fshehur nga djemtë dhe mbushnin uji të pastër kristal. Këndonin, freskoheshin me ujin e atij burimi, pastaj qeshnin e lodronin me njëra- tjetrën si qingjat e mij nëpër livadhet plot lule ku harliste bari i njomë.

Atëhere, kur buzëmbrëmja lëshohet luginave, e alpeve të varguara muzgu kotej, unë zbrisja drejt fshait ku ishte kulla ime që hepohej rrëzë malit kapuçbardhe. Tek ai krua ndaloja të freskohesha, por më së shumti të dëgjoja zërin e tyre të kulluar e të shihja ato që si zana mbinin aty çdo buzëmbrëmjeje. 

Tinëzisht e kisha hedhur vështrimin në mes tyre e në tërthoren e shikimit kisha parë gjinjtë e saj si perla që fshiheshin nën fustanin e saj ngjyrë vishnje.  Se kisha kuptuar pse më kishin pushtuar ca ankthe të freskëta që brenda meje bulëronin si dema e, tashmë, më bënin t’i thurja melodi me fyell asaj bukurie mahnitëse. Unë sapo kisha mbushutr të shtatëmbëdhjetat e pas asaj buzëmbrëmjeje brenda meje shpuzonte një zjarr i shkimbur dhe pse sapo ishte ndezur. E kujt i ka hije si atyre bukuria e luleve, kisha menduar, ndërsa rrotullohesha dhe veshtrimin e kishahedhur nëpër livadh. Ai krua për mua ishte si një mriz zanash. Endesha kudo, përvidhesha të gjendesha  atje tek kroi kur vinin ato dhe vështrimi im hynte mes tyre si hy një çast një dallëndyshe mes dimrit dhe pranverës, e ai shikim ylberi i saj më bënte të më pushtonte një tërbim i ëmbël. Dy sy të zjarrtë, të turpshëm, dehës e nazeli më miklonin shikimin tim. Bëhesha krenar e hidhja vështrimin mbi majëmalin që si nuse e lazdruar na rrinte mbi krye. Doja t’i zinja me dorë rrufetë ndër qiej.

Dëshirat e pabindura më strukeshinnë gjokas. Do të doja me gjithë shpirt ngurrimin ta shkundja, por unë nuk isha gojtarë dhe sa herë doja t’i flisja ndonjë fjalëë ato e humbisnin fuqinë magjike, goja shtangte dhe ndalonte Më lidheshin fjalët nyje në grykë dhe me besimin e humbur kthehesha në shtëpi. Me netë të tëra përpëlitesha në krevat me imazhin e saj nëpër kokë. Ditën në ato livadhe pristja me padurim si lulja që pret shiun ta uisë, buzëmbremjen, të rendja vjedhurazi, siç del nuselala nga hithrat tek kroj ku venin vashat qafëvjedulla. Eh sa dëshiroja ta prekja. Por nuk guxoja. Edhe pse qenia ime donte të ecte me të dorpërdore, si kroi me borën e vetmuar të bjeshkëve. Po unë si flissja dot një fjalë, pale më të prekja.

Në kufirin e mëngjesit, pa zbardhur mirë drita, ngjitesha përpjetë malit. Ecja ngadalë si hije përkrye bokës, afër shtëpisë së saj. Qeni lihte dhe turrej gardhiqeve të më shqyente. Unë rendja dhe fshihesha diku ndër shkurre dhe përgjoja si përgjon një yllë çunak hënën se kur ajo do të dilte e unë të mund ta shihnja. Ndalohesha te kroi dhe dëgjoja tingujt e currilave që merrnin jetë në plisin e bardhë majëmalit. Qeni i saj lehte. një këmbonë binte diku mes fshatrave.

Gjatë ditës më zinte malli për atë moment kur shikimet tona kafshoheshin aty tek burimi. Edhe lulet djersinin prej mallit. Ditët ishin të gjata si rrugët mespermes malit. Kënga e mërzitshme e gjinkallave më dukej se i zgjaste ato.

Gjumi m’u përdrodh syve mbi barin e butë si mëndafsh e pava një ëndërr.

Eh ai qen s’më linte t’i afrohesha shtëpisë së saj. Vetmia lulëzon mes heshtjes e për çdo ditë më gryen deri në eshtër e më ka mbërritur deri te kjo bokërrimë e gërryer pikëllimi. E unë jam peng i pagjumësisë. Nata është si një shtrat prej klithmash.

 Ndërsa në shpirt kisha të ndezur zjarrin, pasionin, epshin. Aroma dehëse e sherbelës vinte nga të gjitha anët. Krojet e lugjet  ishin  të mbuluar me blerim. E dëgjoja zërin e saj të kulluar teksa këndonte këngë djepi.

Qeni i saj turrej drejt meje e se linte t’i afrohej. Ajo ikte, ndërsa unë dëshiroja ta ndiçja ta zia e ta përqafonja. po qeni s’më linte.

Ik e të preftë ujku, mermerisja nëpër atë ëndërr dhe rrotullohesha mbi bar. 

Kushedi sa do të kisha fjetur po qe se xhaxhai nuk do të kishte mbërritur te koka ime.

-Selim! –Selim!- më thirri teksa më shihte të përpushesha nëpër bar dhe turresha të trembja qenin e frikshëm.

 U zgjuva  dhe fërkova sytë.

-Çfarë ke Selim, -më foli xhxhai me një zë të thellë dhe të gurtë që u shoqërua me një kollë ftohjeje në gjoks. 

U ngrit t’i jepja dorën, por sytë mu veshën me mjegull.

E pasi u përshëndetëm me njëri –tjetrin, ai më pyeti.

Çfarë ke Selim? 

Unë heshta për një cast, pastaj nisa të flas.

Kur dita takohet me natën kaloj në bokrrimën poshtë pyllit me drurë të mëdhenj të cedrit se andej rruga me bie më shkurt, po një qen gjithnjë me del përpara e s’më le të kaloj, me turret e me ndjek.

S’di si t’ia bëj, e pava në ëndërr që më ndiqte. Më duhet të bëj një orë rrugë për të shmangur atë qen, xhaxha, dhe vështrimin e ndala në fuqinë e thinjave të bardha, pastaj heshta.

Unë dua ç’dua, se di as vetë, mendova. Po nuk fola më gjatë se mendja më fluturoi te kroi, ku çdo buzë mbrëmjeje ai grumbull shpirtrash më kishte ndezur në gjoks zjarrin, pasionin dhe epshin.

 Dhe çfarë do Selim?- pyeti ai.

-S’di si t’ia bëj, xhxha, s’po ia gjej anën atij qeni që s’më le e ma zë rrugën.  Më dëgjon qysh larg dhe më turret gjatë. Si një ditë përditë.

Tjetri heshti dhe u mendua disa caste, nuk fliste veç kollitej.

 Kollitej e ajo kollitje i dilte thellë prej gjoksit. 

-Babës si kam thënë. Në mëngjes s’dua të vonohem. Ai është i vjetër e ka nevojë për mua. Ndërsa në darkë më duhet të zbres te kulla ku janë nana me motrën.  

-S’ka nevojë, s’ka nevojë me i thënë asgjë babes, po e takojmë bashkë e ti vjen me mua nesër në Shkodër.

-Pse?

-Flasim rrugës. Ti kthehu te stani më shpejt sonte,- më tha dhe u ngrit e mori rrugën drejt satneve.

Në qytetin brij liqenit, ku në mëngjes jeta zgjohet heret me një buzëqeshje të ndritshme e jeta për mua ishte si në perralla, u gjendem bashkë në kafen e hotelit në zemër të qytetit.     

-Selim, këtu ke mishin me helm që do të ia hedhësh qenit nesër në mengjes. 

Unë nuk fola, veç vura buzën në gaz. E mora atë plasmas të akullt ku ishte vendosur mishi për qenin.

 Merre dhe këtë shishe dhe këtë shiringë. Nese si bën efekt merr një cop mishi dhe me shiringë fut helmin dhe hedhja qenit.

Mos i thuaj gjë askujt të pastë axha.

E kështu pas tre ditësh qeni ishte groposur.

Atë mbrëmje unë nuk vajta te kroi, po e prita në rrugë fshehur, në gathtel. E ndala për krahu e, ndërsa heshtnim sy ndër sy vëzhguar një drithërimë ma përshkoj trupin. S’dija çfarë t’i thosha. Asgjë s’kam për të thënë sonte. Bubërrova nëpër gojën që më mekej të gjente ndonjë fjalë. Nata po binte dhe po murrte katundin në gji. 

-Ti erdhe nëpër udhën e hënës. Nuk dua të rri i strukur në qoshen e zemrës tënde , të fshihem nga frika e fjalëve të botës. Por ti i fale jetë një ëndrre që më bën mua të jem peng i pagjumsisë.

Ajo veç dridhej dhe nuk fliste

Përrallat u bënë të vërteta pak nga pak, mendova.

-Është vonë dhe duhet të ik, -mërmëriti ajo.

Por unë e mbajta për krahu.

-Më lër të ik, është vonë,- foli ajo me zërin që i dridhej.

-Rrri sonte me mua,- fola pa kuptuar çfarë po thosha . Mjerë ai që s’i ka thënë dikujt të tilla fjalë, fjalë që thuhen vetëm një herë në jetë.

-Jo, duhet të iki. Se baba.  Unë flë në dhomën me dritare nga përroi foli ajo.

-Po qeni,- pyeta unë, e desh zoti e kishte rënë errsira se desh ia dha të qeshurës.

-Qenin e kemi groposur,- foli ajo dhe si u shkëput prej dorës time ia dha vrapit drejt shtëpisë së saj.

Kur dritat ishin fikur të gjitha, u afruova te dritarja, e hapa ngadalë dhe kërceva në dhomën e saj. Aty ku filluan të grinden përkëdheljet, loja ndizet. I cokërruam buzët si gota, dy buzë të njoma që shpojnë epsh flake. Trupat plot musht. Trup më trup ndizet thëngjilli i limfës. Puthja e papritur shpërtheu si rrufe në atë strofkë intime. Nata drithëron e tërbuar prej epshit, shqetësismesh, dridhjesh shpirti. E unë pushova disa çaste mbi të bardhët gjinj pushtuar prej një loje të paparashikuar seks, seks, në atë natë të trimërisë dhe pagjumësisë kur dashuronja me fuqitë e rrufese. Në atë natë që e kishte jetuar njëqind fish.

Engjelli dëgjonte dhe vështronte Selimin që dridhej dhe tregonte historinë e tij të natës së parë të dashurisë.

Por në koridor u dëgjua krisma e portës së katit që u hap të ktheheshin prej ajrosjes shokët e tyre.                         

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...