Koha jam unë

Kultura

Koha jam unë

Nga: Zymer Mehani Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 11:29
Zymer Mehani

Poezia më dërgon atje ku lindin të palindurit
Atje ku azil gjej në vetvete e ku lidhem me yjet

Jam lindur e rritur, mëkuar me qumështin e nënëlokes
E me ninulla shekullore të kësaj gjuhës arbërore
Me luftë dhe me dashuri e nisa rrugën poetike
E dua ta hedh hapin mbi humnerat historike


Në këtë tokë arbërore fjala s'ishte e lirë
Këtu poezia ka qenë e ndaluar, e lidhur me zinxhirë
Koha poetike hecte me hapa të ngadaltë si të breshkës
E poetët përndiqeshin, burgoseshin dhe vriteshin


Zëri i poezisë, je ti populli im i përvuajtur gjatë
Pa njerëzit e tu s'ka kohë, as poezi, as muzikë, as art
Poezia ime nuk rri në një vend, kalon fusha e male
Ik nga koha muzeale, e kështu me të këndoj këngën ideale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat