Sheherazade

Kultura

Sheherazade

Nga: Fatmir Lohja Më: 8 korrik 2020 Në ora: 07:54
Fatmir Lohja

Vapën e gjatë të gushtit , menduam me Gimin, ta kalonim në bjeshkë, se zhurma e plazhit na i merr mend e kresë. Në bujtinë nuk gjetëm shumë pushues. Mora diçka për të shkruar. Po më ecte bukurmirë. Në mëngjez , si zakonisht, ngrihesha herët. Në verandë pija kafen e ngrohtë me kënaqësi. Me shijen e saj në gojë, për njëgjysëm orë shetisja në ahishten aty pranë. Me ngrënien e mëngjezit, ulja kokën në dhomë, për të shkruar deri në drekë. Pasdite ,me largimin vapës , organizohej ndonjë aktivitet, si lojra më top, shetitje në pyllë. Kjo rutinë, nuk më afronte me bujtësit e tjerë.

Gimi, me parimin :”Rafsha, dhe mos u vrafsha, ha ha, e hi hi ,i bëri miq si vendasit , edhe bujtësit. Një pasdite ra shi lokal. Freskun e tij po e shijonim nga veranda e bujtinës. Në telhallëk po pinim kafe me bisht .Gimi , thirr njërin , e thirr tjetrin, i uli tre pushues në karriket rreth tavolinës tonë. Na bëri prezantimet me shpjetësinë e Formula Unos . Korr , e mos e lidh, biseda zvarritej mjerisht. Më madhoshi u prezantua si diplomat, musteqja ushtarak ,i porsarruari mjek, ne mësuesa letërsije. Për çfarë mund të binim në një mendje?

Nga gërmimet individuale , nuk gjetëm ndonjë burim njohje, për ta shtyrë atë pasdite . Fola sa për prezantin . Nuk po i dëgjoja me vëmendje. U suall, e u suall, dhe debati shkoi te teme më e tmerrshme për mua, politika.Të katërt bashkëtavolinasit morën zjarr. Gimi, nga entuziazmi, pa na pyetur, porositi për të tërë edhe nga një teke raki kumbulle, të zier dy herë.

Vija re , se kur përmendej me emër ndonjë politikan, në çdo rast , me pasion , polarizohej pozita, e opozita. Flisnin me zë të lartë . Nuk i kursenin fjalët si për ta lavderuar, apo për ta sharë rrezikzinë, që i përmendej emri krejtë rastësisht, larg në bjeshkë, në luginën e gjelbëruar, me përroin përbri me ujë akull ,në ditë pushimesh verore !?

Fresku , rreth e rrotull ,më kënaqte, ndërsa vapa në tavoline më zagushoi . Mendova të ngrihesha. Nuk e bëra atë veprim ,se e dija që Gimit do t’i varte turijt , dhe shiu vazhdonte të binte me gjyma . Zakonisht, pasditeve nuk shkruaj, se nuk kam më forca krijuese, nga lodhja e paradites.

U bënë të padurueshëm ,kur u futën në politikën botërore. Me të njejtin fjalor, i kalonin një për një presidentë, mbretër, perandorë,sulltanë, care, marshallë ,…. . Në fund diplomati vendosi veton. Sipat tij, gruaja më e zgjuar, që njeh historia e njerëzimit, është gjermania Merkel.

Ju që nuk flisni , nuk jeni dakort me mua?- më drejtohet krejt papritmas zotni diplomati.

Kam konsideratë për zonjën Merkel, - e nisa ngadalë.- Hstoria e njerëzimit përmend me shumë konsiderata gra të zonja, si Teutën e Ilirëve, Kleoparten e Egjyptit, ……

Larg na çove!

Historia , gratë i diferencon edhe për zgjuarsinë, por edhe për bukurinë e tyre, - dhe e pashë madhoshin në dritë të syrit.

Vazhdo! Kam deshirë të dëgjoj! - mu drejtua zotni diplomati, pas një qetësie të besdishme në tavolinë.

Nëse nuk më ndërpritni, do të shkoj edhe më larg në kohë .Per mua, mbi të gjitha gratë, që pershkruan historia e njerëzimit, është Sheherazadja, personazhia kryesore në përrallat e :” Njëmijë e një netëve.”- e vazhdova, pasi ma dhanë miratimin.

Ajo ëshë përsonazh artistik, e krijuar nga poeti anonim. Kjo dihet nga të gjithë,- më ndërpreu musteqja.

Edhe këtë do të mundohem ta sqaroj, nëse nuk më ndërpret!- i drejtohem me buzëqeshje .

Nisa arsyetimet, sepse me shikime, të katërt me premtuan, se nuk do të më ndërprisnin . Sheherazade dorëzon virgjërinë, si deshminë maksimale të ndërshmërisë femërore, për t’u bërë për një natë mbretëreshë. Eshtë vajza e kryevezirit. E fundit në siranë e flijimit. Për vendimin e guximshëm shkapetet edhe me të atin. Nuk është e çmendur. Pse ka besim të bukuria dhe zgjuarsija e vet , merr përsipër rrezikun ,për të qetësuar mbretin, dhe për të shpëtuar bashkëmoshatarët nga vdekja e padrejtë.

Detyra nuk qe e lehtë . Mbreti qe fyer si mashkull, dhe si mbret, nga mbretëresha, të cilën e ka dashur , respektuar ,dhe besuar maksimalisht. Nga urrejtja e një gruaje të pabesë, kërkon të hakmerret ndaj tëra grave. Si mashkull i kërkonte çdo natë hiret e vajzave . Ditën, si mbret i fyer, kërkon t’u marrë jetën pa mëshirë, me bindjen se lozonjaret u bënë gra, dhe janë të pabesa si gjithë të tjerat.

Për të arritur qëllimin , merr për ndihmë motrën , Dinarzade. Në çdo agim, sipas porosisë së Sheherazades, i kërkonte të motrës t’i tregonte një përrallë, e cila llogaritej të lihej përgjysëm, me qëllimin për të jetuar edhe një ditë më shumë. Kjo taktikë, nuk e fyente sedren e mbretit. Zgjatja e jetës me një ditë, nuk ia prishte betimin makabër. Sheherazade, përpara se të niste të tregonte përrallën , i merrte leje mbretit . Veprim bëhej me finesë ,për t’i nxjerrë gjumin ,dhe për t’i rritur përqendrimin bashkëshortit . Mënyra e të treguarit, mesazhi edukativ i përralla ,e bënë të vemëndeshëm mbretin ,për t’i dëgjuar njëmijë e një përralla . Fitoret ditore mbushen tre vite. Gjatë kësaj kohe Sheherazade i ka dhuruar mbretit tre kolopuçë, secili me i bukur se tjetri, pra përveçse bashkëshort e bëri edhe prind.

Nga rritje e pergjegjësive ndaj gruas së ndershme , të zgjuar, dhe cicërima të fëmijëve ,Shahrirari jo vetëm qetësohet , por kërkon të sheroje edhe të vëllanë Shahzenanin, i cili i injektoi urrejten e tij ndaj grave . Nga rrespekti për motrat , ndërhyri ,që i vëllai të martohej me Dinarzaden. Dy mbretërit , pas shërimit, u bënë edhe baxhanakë.

A mund të ketë grua më të zgjuar se Sheherazade?-i pyeta dëgjuesit e mi.

Ende nuk më sqarove, se Sheherazada është krijim artistik i poetit anonim , - ma rikujtoi ushtaraku ,pasi u shpi nga rrefimi për Sheherazaden.

Jam me mendimin tuaj, se përrallat që tregon Sheherazada, janë krijime artistike të poetëve anonim. E them në shumës , se nga vitet e largëta, ato janë treguar nga brezi në brez. Nga rrefimet e shumta, janë shtuar, hequr, limuar , prandaj kanë arritur në përsosmëri, si Eposi I Kreshikëve tanë. Besoj , se deri këtu , jemi në një mendje?- i drejtohem musteqes.

Po, - e miratuan të katërt.

Sheherazada, për arsyetimin tim , është grua konkrete. Ajo tregon përrallat e autorëve anonim me zgjuarsi të lartë femërore. I rendit, i copton , në atë mënyrë, që ta grishë interesin e mbretit t’i dëgjojë. Hiret para gjumit, mënyra e tregimit femërorë ,ia vibrojnë mendjen të shoqit , si fizioterapistët muskujt, me qëllimin për ta sheruar. Nuk ka burrë nënë , që i shkon ndërmend ta tjerrë kaq hollë! Vetëm gratë e zgjuara , që e duan dhe e respektojnë bashkëshortin, e dinë se çfarë kërkojnë sedrat e tyre për t’u shëruar.

Pse është femër konkrete e historisë , ende nuk më ke bindur ,- më ndërpreu ushtaraku .

Në hyrje të përrallave ka informacion të shumtë se ku zhvillohen ngjarjet. Për dy vëllezerit ka të dhëna të mjaftueshme se të bijtë e kujt janë. Jepen me saktësi kufijtë e pronave, pas ndaries vëllazërore të pasurisë se babait. Mendoj, se meshkujt për të rrëmbyer autorsinë e Sheherazades, fshehin saktësinë e kohës, duke e mbuluar me arsyetimin se kultura e lindjes, është me hershme se ajo e perëndimit. Nga kjo hile, jemi viktima edhe ne, që besojmë se çfarë shkruajnë burrat.

E si mendon se zgjidhet enigma?- më pyet Gimi me naivitet.

Inatin e kam me shoqatat e shumta të grave. Janë krijuar me mijëra anëkënd globit. Gjtihfarë të drejtash kërkojnë, dhe nuk mbrojnë të drejtat e Shererazades, që maskilistët ia kanë rrëmbyer me pa të drejtë.

Shyqyr që nuk u ka shkuar ndërmend. E ti mos hap këtë ide! Çfarë kuptimi do të ketë jeta e burrave, nëse do të pranojnë se gratë janë me të mençura se ne?- pyeti Gimi si kokoroç.

Diplomatit, gati se nuk i ra të fikët nga e qeshura, kur dëgjoje pyetjen e Gimit .Tërë ai burrë e troniditi tavolinën. Pa mbaruar gazin, na porositi edhe nga një teke raki .

Lavderova zonjën Merkel. Ju e miratuat me mëndimin tim. Nëse deshiron , a mund të ma shpjegosh , si të shkoi mendja të Sheherazadia?- më drejtohet me zë të ulët diplomati.

U mundova, t’u mbush mendjen, se vlerësimet maksimale për nje individ, nuk janë të dobishme dhe njëkohësisht e demtojnë atë që i shpreh. Dëgjuesit, duke mos njohur realisht përsonazhe me ektremitete të cilësive njerëzore ,i marrin mesazhet në të kundërt . Për ata që stërlavderohen , e ulin respektin, duke akuzuar vlerësuesin , se kush e di se çfarë interesi ka ndaj iksit. Dhe e kundërta për atë që stërshahen, u rritet respekti në mënyrë artificiale, duke akuzuar folësin , se kush e di ku është ngatërruar me rrezikzinë!?

Në këtë rast, fatkeqësisht, edhe parimi i dialektikës,se:” Ndryshimet sasijore sjellin ndryshime cilesore”, nuk vertetohet në praktikë. Apo jam në gabin?- e pyes diplomatin.

Nuk ke asnjë fjalë gabim,- ndërhyri mjeku.- Ne e filluam me pasion debatin. Nga respekti që ke për profesionin, u fute në auditor, dhe na dhe lekison ne studentëve. Fantazove me tërë kapacitetin tënd mendor. Jo që nuk na merzite, por duke na drejtuar pyetje të ndryshme, na terhoqe vemendjen, për të dëgjuar me kënaqësi deri në fund. Në nisje ,më dhe përshtypjen se je pak kapadai. Më pas , ma mbushe mendjen, se je profesor i mirë. Do ta kujtoj në vazhdimësi , këtë ndënje të këndshme me shoqërinë. Edhe nga një teke raki nga unë!- e urdhëroi kamarierin.

Pa bërtitur, pa u skuqur në fytyrë, duke diskutuar për tema nga historia, letërsija, ….. e kaluam pasditen e freskët bukurmirë . Kur u ngritëm, për të ngrënë darkën, të pestë qemë me çere të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat