Pesë vjet pa akademikun Mark Krasniqin-simbolin kombëtar i cili përgjithmonë

Kultura

Pesë vjet pa akademikun Mark Krasniqin-simbolin kombëtar i cili përgjithmonë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 29 gusht 2020 Në ora: 12:48
Akademi Mark Krasniqi me stafin e “Botes sot” në kremtimet e përvjetorëve

Kjo figurë historikisht ishte dhe mbetet një legjendë, një poet i ndjenjave të holla, një prozator, një realist, një pedagog, një edukator, një shkencëtar, një historian, një patriot i shquar, një politikan dhe një bashkëpunëtore i gazetës “Bota sot”, të cilën e ka lexua dhe adhurua me zemër dhe shpirt deri në ditët e fundit të jetës së tij

Mark Krasniq, në zemrat e shqiptarëve ishte dhe mbetet njëri nga personalitetet me të njohura, jo vetëm të shkencës, por edhe të politikës në Kosovë dhe trojet tjera stërgjyshore, i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. Ka qenë gazetar-redaktor i gazetës “‘Rilindja” në Prizren, Ka punuar në Radio-Beograd në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe si gazetar-redaktor. Ka punuar në Akademinë e Shkencave në Beograd si asistent. Ka diplomuar në Beograd, dhe ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi edukativo - mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës . Ka botuar mbi njëzet libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe. Ka shkruar poezi edhe për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë bashkëpunëtore dhe dashamiri me i madh me shpirt e me zemër të gazetës gjithëkombëtare “Bota sot”, të cilën e ka adhurua dhe lexua deri në momentin e fundit të jetës së tij. Pra njëzet e nëntë gushtin të vitit 2015 qytetaret e Kosovës kudo që janë nëpërmjet këtij shkrimi e përkujtojmë pesë vjetori e vdekjes të Profesor Mark Krasniqiti cili që nga ditët e hershme të jetës së tij e deri me sot për Kosovën dhe trojet tjera stërgjyshore dhe qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira, kur ky popull është kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka ka qenë dhe ka mbetur në zemrat e çdo shqiptari në trojet tona stërgjyshore dhe në të njëjtën kohë është bërë emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare i cili ishte një enciklopedi dhe emër që gjatë nëntëdhjetë e pesë vjetëve, sa ka jetua ka lanë gjurmë shumë të vlefshme në shekullin XXI. Ky burrë i madh i kombit i cili që një vit nuk është me në mesin tonë ishte dhe mbete përgjithmonë si poet, si prozator, si realist, si edukator, si shkencëtar i një spektri të gjerë interesimesh në fushën e shkencave gjeografike e etnografike dhe historike e sociologjike, patriot i ushqyer me ndjenja të flakta atdhedashurie, politikan i mbathur i politikës në rrethana të luftës për lirinë e popullit shqiptar.

Prof. Krasniqi ishte dhe mbetet luftëtar për realizimin e të drejtave të popullit shqiptar dhe për bashkimin kombëtar

Image
Akademiku Krasniqi, në mesi e strukturave udhëheqëse të LDK-se

Kjo është vërejtur në çdo vepër të tij. Dekada me radhë punën e madhe të kësaj figure historike kanë vërejtur edhe armiqtë dhe pushtuesit shekullorë të trojeve stërgjyshore, prandaj edhe ishte gjithmonë i ndjekur dhe i persekutuar barbarisht, sidomos nga barbaret serb. I ndjeri profesor Mark Krasniqin në fushën e letërsisë ishte dhe mbetet, para së gjithash, poet i ndjenjave të holla dhe shumë i dashur i poezisë për fëmijë. Poet me imagjinatë të pasur e aftësi për të gjetur format më të përshtatshme të shprehjes për fëmijë, me një gjuhë të pasur e humori të këndshëm. I ndjeri Profesor Krasniqi gjatë gjithë jetës së tij deri me sot, kur me nuk është në mesin tonë shkroi me ngrohtësi për njeriun dhe jetën e tij, për natyrën, për shtazët dhe për bimët. Edhe kur foli për karakterin, virtytet e veset, foli me plot dashuri, kurse porosia e tij ishte përherë intime, e bukur, argëtuese, në një moment e imponuar.

Krasniqit nuk pati më shumë kohë që të angazhohej në fushën e letërsisë, ku me ato që ka dhënë, ka realizimi të bukurat kushtua fëmijëve dhe të rriturve, krijime të cilat kanë mbetur përherë të gjalla e të dashura në letërsinë dhe në kulturën shqiptare, si një pasuri e vlefshme në thesarin dhe në trashëgiminë tonë kombëtare.

figurë e njohur historikisht ka dhënë kontribut të madh edhe në studimin dhe prezantimin e luftës së qëndrueshme qindravjeçare të popullit shqiptar për liri, për pavarësi dhe për zbardhjen e të vërtetave për Kosovës, të drejtën e shqiptarëve dhe të vetëvendosjes dhe vullnetit të lirë, për përcaktimin dhe vendosjen e fatit dhe të pozitës së Kosovës në rendin e vendeve dhe të popujve të përparuar të Evropës dhe të botës së përparuar.

“Populli shqiptar sot është i orientuar kah Amerika dhe Evropa për zgjidhjen e çështjes të shqiptareve”

Kjo peshe nuk mund të tundej lehtë dhe as nga kundërshtari, por edhe as nga armiku i përbetuar. Nuk është çudi së kjo figurë e mirënjohur e popullit shqiptar e cila që sot një vit nuk është me në mesin tonë ishte dhe mbetet për gjithmonë në zemrat e popullit dhe kombi shqiptarë ndër të figurat me të përndjekura nga regjimi çetnik-komunist i ish Jugosllavisë, e sidomos nga ai serbe. Si pjesëmarrës aktiv i LNÇ-së në fillim të vitit 1945, u largua nga detyra e sekretarit të komunës në fshatin Strellc të komunës së Deçanit. Nga ajo kohë u “strehua” në Redaksinë e gazetës “Rilindja” në Prishtinë. Me vonë edhe në Fakultetin Filologjik si dekan, profesor ordinar e akademik i cili gjatë viteve të rezistencës shqiptare u shpall si i pa dëshirueshëm, dhe në të njëjtën kohë u largua nga procesi edukativ-arsimor.

Image
Pamje nga momenti i varrimit tani pesë vjet

Ky intelektual i palodhshëm nëpërmjet shkrimeve të tij akademik gjatë nëntëdhjetë e pesë vjetëve sa jetoi ka tërhequr vërejtjen Evropës së “duhet të përmirësojë gabimet dhe padrejtësinë historike të saj ndaj popullit të vuajtur shqiptar”, duke theksuar së “populli shqiptar gjithmonë ka qenë dhe sot është i orientuar kah Amerika dhe Evropa, nga e cila kërkoi që ta njohë “të drejtën e ë vetmen të shqiptar” e ajo ishte dhe do të mbetet përgjithmonë si porosi për tu realizua në jete dhe vepër e ëndrrës së tyre rreth bashkimin kombëtarë. E gjithë veprimtaria letrare dhe shkencore e të Madhit Krasniqi i përshkon fija e kuqe e gjakut shqiptar i cili si trim i vërtet me gjithë forcën dhe mundësit që pati rezistoi për të drejtat e popullit shqiptar, për zbardhjen e të vërtetave dje, sot dhe nesër, për të kaluarën dhe të tashmen dhe perspektiven e tyre. Andej, duke shkoqitur disa momente nga jeta dhe veprimtaria e tij letrare dhe shkencore kemi mësua së akademik Krasniqit ishte dhe mbetet përgjithmonë në zemrat e shqiptareve një prej intelektualeve me të shquar shqiptar në Kosovë dhe me larg i cili në momentet me të vështira, kur populli shqiptar u përballte me jetën apo vdekjen pati guximin dhe mprehtësinë shkencore dhe intelektuale të shkruajnë, të rezistoi, të flas dhe të kacafytet me argumente shkencore kundër elaboratit të Akademisë së Shkencave serbë në Beograd. Zhgënjimet e profesor Mark Krasniqit ishte situatës politike në Kosovë, sidomos të një grupit njerëzish atëherë dhe sot luftojnë për ti mos lëshua kërrigat si udhëheqëse. Këtu gabimet e votuesve ne Kosovë janë dhe do të mbeten të pafalshme që votat e tyre që njëzet vjet rresht dhe tani po ua jepeni atyre që nuk e meritojnë, në vend që ti votojnë njerëzit e vyeshëm, të pastër, të guximshëm, të dijshëm, atdhetar, jo të korruptuar, të shume dukurive tjera negative që nuk janë në shërbim të popullit dhe kombit dhe ma së paku në shërbim të Kosovës dhe qytetareve të saj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat