Do të ikim...

Kultura

Do të ikim...

Nga: Marjeta Shatro Rrapaj Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:52
Marjeta Shatro Rrapaj

Do të ikim nga trupat tanë,

nuk do të banojmë më këtu,

do të shuhen ëndrrat bashkë me ne.

Buzë galaktikave do të rrimë në pritje

duke parë yjet që shuhen

duke u zhytur në pluhurin e harresës

mes mbeturinave të kohës,

grumbulluar nga stuhitë...

Flet telepatia...

Sa herë presim njëri-tjetrin

me një kryq faljeje në duar,

me një buzëqeshje në buzë.

Sa herë bëhemi gati të rendim,

duke kënduar një refren të ri,

gjersa pendohemi trallisur

dhe kthjellohemi mendimesh.

Kush i vë veshin arsyes së heshtur

i bluan mendimet pa zë.

Kush dashuron vërtet

nuk ndalet nga asgjë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat