Dyngjyrshja gjuhë e shenjtë kuq e zi...!

Kultura

Dyngjyrshja gjuhë e shenjtë kuq e zi...!

Nga: Violeta Kadriu Më: 26 prill 2021 Në ora: 07:24
Violeta Kadriu

E bekuar qoftë ajo gojë e Arbërit

që për herë të parë të belbëzoi,

e bekuar qoftë ajo mendje e ndritur

që me penë të artë në libër të shkroi,

o Gjuhë Shqipe, himni ynë i jetës

frymëmarrje e shpirt i Dardanisë

më e ëmbla gjuhë e kësaj bote,

o gjuhë hyjnore e Shqiptarisë!

O gjuhë mjaltë e dejëve të mi

në të cilën thërras nënë, baba, motër e vëlla,

o trung me degë gjuhësh i tonës lashtësi,

si ti e pasur askund nuk ka,

sa herë qajë, qeshë,o trime mbi trime,

shkruaj vargje e këngë këndoj,

ndër shtatë palë qiej e tokë, o gjuha e babait e e nënës sime

s' bashku me ty fluturoj!

O gjuhë shqipe, ujëvarë margaritarësh

që përfaqëson shpirtin tonë pellazg të dëlirë,

që shkumbëzon kaltërsi Valbone e Mirushe

e që ndër zemra këput çdo zingjirë,

asnjë gjuhë tjetër, madhështinë tënde

jo, në botë nuk mund ta ketë,

se me këtë gjuhë magjike e hyjnore

edhe Qielli me Diell e Hënë e Yje flet!

Gjuhë shqiponjash e e skifterësh

gjuhë burrëreshë nënash të kësaj toke heronjve,

gjuhë e Skënderbeut, Ademit, Zahirit,

e të gjithë mbledhur Shqiptarisë Dragonjve,

gjuhë e Veqilharxhit, Gurakuqit, Mjedës,

Naimit, Fishtës,Nolit, Migjenit,

që i jep gurgullima e dallgëzime të ëmbëla shqipe

Drinit, Bistricës, Llapit, Bunës, Shkëlzenit!

O nina-nana e shenjtë në çdo gojë shqiptari

që me shkronja ari u këndove e u gëdhende në djep,

pa shkronjat tua s" na shkruhet as gur varri

e s" mund të thërrasim det, mal, lis e as plep,

ligjëro me pastërti kroi, në çdo gjë shqiptare,

ashtu siç ligjërove ndër brezni,

o gjuhë shqipe, gjidhënëse e të gjitha gjuhëve,

dyngjyrshja Gjuhë e Shenjta jonë Kuq e Zi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat