Historia e Gjergj Kastriotit më kryesoret dhe të rëndësishmet që kemi si komb

Kultura

Historia e Gjergj Kastriotit më kryesoret dhe të rëndësishmet që kemi si komb

Nga: Gjon Keka Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:51
Gjergj Kastrioti

Pa mësimet dhe dritën e Gjergj Kastriotit nuk mund të tregojmë se jemi pasardhës dhe ndjekës të denjë të udhës së tij, sepse pa dritën e tij ne do të mbesim në errësirë si komb e popull.

Një komb pa dritë dhe pa njerëzit e mëdhenjë të tij nuk do të mund të quhet komb i civilizuar dhe fisnik.

Figura e Gjergj Kastriotit mbretit tonë arbëror europian duhet të jenë pasaporta e diplomacisë dhe politikës së jashtme të kombit tonë.

Image

Mbreti ynë Gjergj Kastrioti është figura unike dhe e pavdekshme në historinë e kombit tonë arbëror europian. Shumica e autorëve dhe kronistëve europian e përshkruajnë atë si nje burrë mendjendritur dhe me zemër të madhe.

Gjergj Kastrioti pati bekimin vertikal dhe horizontal të bashkimit arbëror; ai e pati bekimin vertikal dhe horizontal të lirisë; ai e pati bekimin vertikal dhe horizontal të kurorës së Mbretërisë së Arbërisë europiane të asaj kohe.

Në fakt koncepti i lirisë ,shtetndërtimit dhe bashkimit arbëror kuptohet më thellë nëse e njohim mirë qeverisjen e urtë,vizonare e mbi të gjitha epokën e artë të tij.

Historia e Gjergj Kastriotit është nga më kryesoret dhe të rëndësishmet që kemi dhe nuk pendohem që ia kam kushtuar jetën time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat