Ribotohen dy librat të studiuesit Gjon Keka

Kultura

Ribotohen dy librat të studiuesit Gjon Keka

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Kopertina e librit

Pritja miqësore, e cila iu dha botimit të parë të librave të mi, e cila u shpërnda në disa kopje, më vendosi mua si autor nën detyrimin për të bërë gjithçka në fuqinë time për të risjellë sërish librat, me anë të këtij ribotimi të dytë të radhës.

Librat janë studime që i kushtohen dy figurave mbikohore të kombit tonë ,atë të kryezotit dhe mbretit arbëror Gjergj Kastriotit dhe politologut,patriotit,profesorit e mendimtarit të thellë prof.Mr.Ukshin Hotit.

Librat ribotohen në këtë nëntor të ftohtë për t'i sjell një ngrohtësi lexuesit dhe për ta bërë edhe më me kuptim nëntorin tonë të lavdishëm të ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë si dhe Kosovës sonë të lirë e cila po ndërtohet ngadal me anë të mbështetjes nga miqtë ndërkombëtar dhe aleatët e kombit tonë.

Image

Librat mund t'i gjeni në Librarinë Artini-Toena dhe Librarinë Dukagjini në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat