Nëse e shihni një hamall
në rrugët e qytetit tim
Nderojeni, o njerëz,
se është vëllai ynë
Dhe një pastrues rrugësh
nëse e takoni në të qytetit rrugica
Edhe atë ta përshëndetni,
se dhe atë vëlla e kemi
Nëse e takoni një fëmijë
rrugicave të qytetit tim a në shesh
Ju lutem i buzëqeshni
dhe butësisht i flisni
Dhe një plak të kërrusur e të shurdhër
apo të verbër po ta takoni
Respektojeni, o njerëz
dhe mundësisht ndihmojeni
E nëse rastësisht do ta takoni
ndonjë pushtetar apo deputet
O njerëz, s'po ju them asgjë,
veproni si dini vet