Konfirmohet vendimi për grupin e Kumanovës - Bota Sot
Konfirmohet vendimi për grupin e Kumanovës

Kumanova

Konfirmohet vendimi për grupin e Kumanovës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:36
Grupi Kumanova

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e Kumanovës. Asnjë nga ankesat e palës mbrojtëse nuk është pranuar duke lënë në fuqi kështu vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të datës 2 nëntor 2017.

7 nga anëtarët e grupit të armatosur janë dënuar më burgim të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet burgim, 6 me nga 20, 1 me 18 vjet, 2 me nga 14 vjet burgim, 2 me nga 13 vjet burgim, ndërsa 4 prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive ishin liruar nga akuza.

Shumica e dënuarave janë shtetas të Kosovës të përfshirë në ngjarjet 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...