Kisha Katolike në Serbi kërkon të përfshihet në dialogun e Brukselit

Lajme

Kisha Katolike në Serbi kërkon të përfshihet në dialogun e Brukselit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:54
Stanislav Hocevar

Kryepeshkopi i Kishës Katolike, Stanislav Hocevar, në Beograd, thotë se komuniteti katolik në Kosovë përballet me shumë probleme, një ndër to ka thënë se është emigracioni, e për këtë arsye sipas tij Kisha Katolike do të duhet të përfshihet në të ardhmen në dialogun me Kosovën.

Hocevar në një intervistë për ‘Novosti’, ka thënë se edhe barrierat tregtare të vendosura nga Kosova janë shumë të rrezikshme dhe dërgojnë në konflikte të reja.

“BE-ja duhet të jetë e përkushtuar për të zhbllokuar këtë situatë, dhe për raportet të mira ndërmjet kishës serbe dhe dioqezës në Kosovë. Do të ishte e mirë për Kishën Katolike që të përfshihej në dialogun me Kosovën në të ardhmen”, ka thënë ai.

Më herët edhe Kisha Ortodokse kishte bërë deklarata të cilat ndërlidheshin më dialogun ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, megjithatë presidenti serb Aleksander Vuçiq, kishte thënë se ata bëjnë mirë t’i shikojnë punët e tyre dhe të mos përzihen në çështje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat