Një video humoristike na vjen nga Greqia, e cila është gjithashtu nën diktatin e motit të keq dhe reshjeve të dëborës.
Në Evia, që është një nga zonat e mbuluara nga bora, një shqiptar ka sfiduar temperaturat dhe kushtet e motit.
Në një video që ai ka publikuar vet në rrjetin e tij social, i riu shqiptar ka ndaluar makinën dhe është hedhur në borë duke u zhytur me kokë.
I veshur vetëm më rroba banjo, ai madje ka qëndruar për disa çaste në dëborë dhe më pas është larguar.