Myftiu Saqipi: Vizita e Putinit në Beograd, më shumë i ka shërbyer Vuçiqit se dajles së Serbisë nga qorrsokaku politik

Lajme

Myftiu Saqipi: Vizita e Putinit në Beograd, më shumë i ka shërbyer Vuçiqit se dajles së Serbisë nga qorrsokaku politik

Nga: Sevdail Hyseni Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:54
Myftiu Saqipi

Lidhur me vizitën e shefit të federatës ruse në Beograd, Vladimir Putin, është shkruar dhe komentuar si në mediat vondore, po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Lideri rus Putin u prit nga mijëra qytetarë anekënd Serbisë, duke filluar nga Bujanoci e deri në Suboticë, të cilët janë sjell me autobusë dhe janë gostitur me nga një senduiç si në kohën e ish regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan të Kosovës.

Pritja spektakulare e Putinit u bë në Tempullin e Shën Savës, në prani të shtetarëve serbë nën masa të rrepta të sigurisë, të shoqëruar me dhjetëra “speciallca” e mijëra policë.

I pyetur  nga Portali informatij Jetapress, Zëvendës -reisi Nexhmedin ef. Saqipi, përse nuk ka marrë pjesë në pritjes e Putinit në Beograd , pasi që klerikët fetarë ishin aty, Ai, shkurt e shqip u përgjigj: “ Do të kishte qenë nder për mua që të kisha qeneëpjesëmarrës  në pritje të Presidentit Rus, po Serbia  është një vend jodemokratik. Kisha ortodokse ende jeton me iluzione  dhe nuk lirohet dot nga dogmat e ortodoktizimit kishtar. Shteti i Serbisë ka shumë punë për të bërë deri sa të reformohet, duke u nisur nga Kushtetuta e deri te jeta reale. Rusia  është një shtet, i cili i respekton besimet fetare dhe misionin e tyre , ndërsa në Serbi, nuk ka stabilitet shtetëror e as fetar. Pse mos t’na ftonte  edhe neve të bësimeve jo-ortodokse presidenti serb Vuçiq, në ceremonialin e pritjes së presidnetit rus Putin, për t’i treguar botës se jemi shtet multietnik, multikulturor e multikonfesional, pasuri kjo e cila mund të reflektoj paqe, stabilitet e integrime.  Po këtë presidenti Vuçiq e ka organizuar më shumë për politikën e tij për vetkënaqësi, për t’I treguar popullit serb se ka mbështetjen e Rusisë shumëmilionshe.

Në vazhdim të pronocimit të tij për Jetapress, njeriu i parë i Myftinisë së Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, thotë se “ Feja Islame dhe sistemi demokratik pajtohen në esencë,  që njerëzit duhet të jetojnë në paqe  dhe tolerancë, të bazuar në dialog dhe transparencë, nuk ka më rëndësi se kush çka beson dhe çka i do zemra, për ne ka rëndësi procesi paqësor, që duhet ndërtuar në Ballkan me ndihmën e ndërkombëtarëve” .

Fundja, shtoi Myftiu Saqipi, për ne më nuk ka vlerë  se çfarë orientimi merr  Serbia , drejte rusisë apo Evropës ,  me rëndësi është që pushteti serb të vetëdijesohet, ngase qytetarët në Serbi dëshirojnë të jetojnë në paqe, sepse , janë lodhur, që nga vitet 90-ta me luftëra e me presione nga regjimet diktatiruiale dhe politika anticivilizuese.

Sa i përket shqiptarëve, tha në fund të pronocimit të tij Myftiu Saqipi,  ne   vetëm e kemi marrë orientimin drejt integrimeve evropiane, sepse, Zoti na ka falë vlera të qiltëra njerëzore, që historikishte kanë kontribuar në botë për vendosjen e paqes, po edhe sot, shqiptarët së bashku me Amerikën, do te jenë urë lidhëse ndërmejet Lindjes dhe Perëndimit dhe një krah ë fortë i Aleancës Veriatlantike dhe NATO-s, njofton Jetapress. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat